Connect with us

Bota

BE: Dronët taksi janë gati

Mund të jetë taksia e së ardhmes, dhe jo shumë larg në kohë. Për të qënë më të saktë, në vitin 2024, teksa dhe prodhuesit e dronëve apo ndryshe taksive ajrore, kanë filluar të shpërndajnë produktet e tyre.

Por me një hap kaq të papritur në teknologji, pyetja që do tundet në mendjen e shumë njerëzve do të jetë: A jam i sigurt?

Kreu i Agjencisë së Sigurisë së Aviacionit të Bashkimit Evropian e zgjidh dyshimin me përgjigjen: Po, janë të sigurt.

“Detyra jonë është të sigurohemi që të vetmet automjete që lejohen të fluturojnë janë të sigurta”

Pra, nëse shihni diçka që fluturon, atëherë është e sigurt, se është certifikuar nga Bashkimi Europian

Kjo taksi ajrore pa pilot, e ekspozuar në një panair tregtar në Bruksel, synon të përdoret edhe në Lojërat Olimpike të Parisit, në vitin 2024. Pra do të shëtisë njerëzit nëpër metropolin transalpin në pak më shumë se një vit e gjysmë.

18 rotorët e dronëve tërësisht elektrikë prodhojnë zero emisione dhe janë katër herë më të qetë se të një helikopteri konvencional, i aftë për udhëtime prej rreth 20 kilometrash.

Strategjia synon të zhvillojë më tej tregun evropian të dronëve dhe operacionet tregtare në shkallë të gjerë, që do të përdoren për qëllime të tjera të shumta.

Një studim në mbarë Evropën tregon se pranimi i dërgesave mjekësore nga dronët është mbi 50%, por ende jo bindës për taksitë dhe shërbimet personale.

Një dyshim tjetër domethënës është ai që ka të bëjë me komoditetin. Deri më sot, shumica e njerëzve nuk janë në gjendje të përballojnë një taksi ajri, por Brukseli dhe prodhuesit shpresojnë të ndryshojnë situatën në të ardhmen e afërt. Një studim i porositur nga Bashkimi Evropian vlerëson se sektori i dronëve mund të jetë 14.5 miliardë euro deri në vitin 2030 dhe të krijojë më shumë se 145,000 vende të reja pune në Shtetet e Bashkuara.

Advertisement