Connect with us

Kronike

Kurti: Po luftoj me fashizmin e Moskës

“Kryeministër i Kosovës trash zërin dhe ngre tonalitetin, duke u bërë më i vrazhdë kur pyetet në lidhje me ankesat e banorëve serbë të Mitrovicës, të cilët së fundmi patën bllokuar veriun e Kosovës me barrikada dhe një pjesë e tyre kanë dhënë dorëheqje nga funksionet publike, teksa ankohen për kërcënime nga policia e Kosovës”, shkruan mediumi holandez NRC “Serbët e zakonshëm nuk kanë pse të frikësohen në veri. Ne atje po luftojmë krimin e organizuar dhe korrupsionin” – deklaroi kryeministri Kurti, I cili siç e ka kthyer tashmë në mode, akuzon opozitën e djeshme dhe bën propagandë. “Paraardhësit e mi kishin një lloj marrëveshjeje nëpërmjet të cilës mbaheshin gjallë strukturat ilegale serbe. Unë nuk jam pjesë e kësaj.” – tha kurti për NRC.

Sipas mediumit holandez, Kurti është në pushtet për gati dy vjet, si lider i koalicionit të parë në të cilin minoriteti serb nuk ka fuqi si më pare”. NRC shkruan se ndërsa më parë Kosova renditej mirë në listat e lirisë së shtypit dhe anti-korrupsionit, ajo tani është në lajme vetëm për shkak të konfliktit me Serbinë. Një konflikt i hapur, i cili sipas Kurtit nuk është vetëm mes ‘vendit të tij të brishtë’ dhe regjimit në Beograd” “Ne po luftojmë fashizmin e Moskës dhe aleatëve të saj” – thotë Kurti me nota tragjizmi “Nëse NATO nuk do të ishte në Kosovë, serbët do të donin të na masakronin përsëri.

Nuk e di nëse janë të aftë ta bëjnë këtë, por e di që ky është qëllimi i tyre” – theksoi kryeministri Gjëja që Kurti nuk e dëshiron është “krijimi i një shteti brenda shtetit” me Asociacionin e komunave serbe. Ai bazohet tek Bosnja dhe Hercegovina, ku Republika Srpska ka shumë pushtet dhe bllokon të gjithë vendimmarrjen dhe përparimin në vend. “Unë nuk jam aq i marrë për të bërë diçka të tillë edhe këtu” – theksoi Kurti për mediumin holandez

https://www.youtube.com/watch?v=XDEClLtJyUA&t=1s

Advertisement