Politike
21 Janari, Balla: Dosja e Aleks Nikës është pa hetuar
E vetmja dosje pa hetuar është e Aleks Nikës. Besojmë se drejtësia do të bëjë punën e vet. Tashmë kanë dalë provat në dritë. Kjo dosje duhet të kishte shkuar me kohë në SPAK. Ne e konsiderojmë si test këtë për SPAK. Dosja nuk duhet të mbahet më peng. Në dritën e fakteve të reja, ato që u vranë në 21 jaanar ishin pjesë e familjes tonë. Ekspertët e PS kanë nisur punën për një hetim tjetër të një kallëzimi të ri, 21 janari kërkon që drejtësia e re të bëjë detyrën vetëm nëpërmjet kushtetutës dhe ligjit.
Pyetja: Prova e re? E keni parë? Pse keni kaq shumë vëmendje për 21 janarin? Familjarët ju akuzuan.
Balla: E vërteta është se gardisti në fjalë Agron Malaj nuk ka nxjerrë asnjë fishek.
Çfarë ndodhi më 21 janar 2011?
Më 21 janar 2011, në një protestë të organizuar nga Partia Socialiste, asokohe në opozitë, u vranë nga Garda e Republikës 4 protestuesit Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Deda dhe Aleks Nika. Kryeministri i kohës, Sali Berisha deklaroi se opozita kishte përgatitur një “grusht shteti” për të rrëzuar qeverinë, ndërsa opozita akuzoi qeverinë se vrau 4 qytetarë të pafajshëm. Në hetimin që u bë për vrasjen e protestuesve, të pandehur u morën Ndrea Prendi dhe Agim Llupo, ndërsa gjykata vlerësoi me vendim se vrasjet kanë ndodhur nga pakujdesia. Të dy të pandehurit u dënuan, ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi me 1 vit ndërsa gardisti Agim Llupo me 3 vite burg. Por një publikim i ri ka dalë në dritë 12 vite pas ngjarjes. Gazetari Artan Hoxha publikoi audiopërgjimet e shërbimeve të huaja ku zbardhet urdhëri i marrë për të hapur zjarr ndaj protestuesve.