Connect with us

Politike

ER ka vëmendje, para dhe interes vetëm për një sektor: ekonominë mafioze të PPP-ve të plehrave, jo për bujqësinë

ER në 7 vite u ka marrë fermerëve 100 milion euro vetëm nga rritja me 24 lekë të taksës së qarkullimit mbi naftën që përdorin në bujqësi.
Defiçiti vjetor i shkëmbimeve bujqësore vetëm me BE-në është thelluar me 85 milion euro që kur ER erdhi në pushtet.
Me statistika të rreme për sipërfaqen e tokës së ujitur, ER prapë nuk i mbulon dot premtimet e gënjeshtërta për fermerët shqiptarë.
Ujitja e 5 mijë ha tokë më shumë në vit është thjesht qesharake (210mijë ha kishin akses në ujë në 2013).
Kurrë me qartë se gjatë kësaj pandemie u duk braktisja dhe nënçmimi i ER për fermerët.
48% e popullsisë së vendit jeton në zonat rurale, 20% e ekonomisë shqiptare vjen nga bujqësia, por ER dha vetëm 6 milion për fermerët.
15 herë më pak se Kosova (91 mil euro), 13 herë më pak se Maqedonia e Veriut (80 mil Euro), 10 herë më pak se Mali i Zi (61 mil euro).
ER ka vëmendje, para dhe interes vetëm për një sektor: ekonominë mafioze të PPP-ve të plehrave.
Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politike

‘Veliaj u hetua në SPAK’/ Këlliçi: Karriera e tij politike drejt fundit

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka komentuar shkuarjen e Erion Veliajt në SPAK.

Këlliçi deklaroi se afera në Bashkinë e Tiranës ka sjellë dëme me vlerë së paku 132 milionë euro.

Ai tha se Veliaj nuk shkoi te kolegët në SPAK, por u hetua, ndërsa theksoi se karriera e tij politike është drejt fundit.

Ka 8 muaj që ne denoncojmë aferat në Bashkinë e Tiranës, por edhe të qeverisë. Fakti që Erion Veliaj ka shkuar në SPAK është një lajm i vonuar. Flitet për një aferë që janë paguar deri tani 132 milionë euro. Veliaj s’ka takuar asnjë koleg në SPAK, është hetuar. Thirrja e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj në SPAK duhet të ishte bërë më parë. U rrëzua miti i tij i paprekeshmërisë, duke u thirrur në SPAK.

Unë nuk e di se çfarë ka biseduar ai në zyrat e SPAK, por mënyra e tij e reagimit tregon gjithçka. Veliaj është një hajdut. Kryebashkiaku është quajtur hajdut nga zoti Balliu, por edhe nga qytetarët. Veliaj ka ngritur sistem hajdutërie në Bashkinë e Tiranës. Nesër do të flas personalisht për tjetër aferë, që lidhet edhe me vdekjen e Ardit Gjoklajt. Të tilla skandale as që mund të merren me mend në Europën Perëndimore, ku duam të shkojmë. Për pak javë karriera politike e Veliajt do mbyllet.

Continue Reading

Politike

Shqipëria kryeson në rritjen e trafikut ajror të pasagjerëve për muajin mars/ Rama: Nga lart akoma më lart

Numri i pasagjerëve nga ajri, krahasuar me vitin 2019, para pandemisë, është rritur me ritme të larta. Kryeministri Edi Rama ka publikuar shifrat, ku Shqipëria kryeson në rritjen e trafikut ajror të pasagjerëve në mars 2024 krahasuar me vitin 2019.

Sipas statistikave të publikuara nga kryeministri Edi Rama, Shqipëria shënoi një rritje me 233 përqind të trafikut të pasagjerëve në mars 2024, krahasuar me vitin 2019.

Postimi i kryeministrit Edi Rama:

NGA LART AKOMA MË LART✈️😍

 

 

Ja edhe klasifikimi ndërkombëtar i marsit për rritjen e numrit të pasagjerëve nga ajri krahasuar me numrat e vitit 2019 (para pandemisë), ku rritja e Shqipërisë vazhdon me ritmet më të larta🇦🇱🦅

Dhe e para, ata që thonë se janë shqiptarët që i mbushin avionët jo turistët, nuk duhet të harrojnë se edhe sikur të jetë kështu, ky është një lajm fantastik, sepse do të thotë që kanë shumë më tepër dëshirë të vijnë në Shqipëri, ndërkohë edhe çmimet e biletave janë ulur ndjeshëm falë shtimit të linjave ajrore. Por nuk është tamam kështu, sepse shifrat e të huajve që vijnë në Shqipëri flasin vetë, siç flet rritja marrëmendëse e dhënies së apartamenteve me qera për të huajt apo kërkesave për hotele.

E dyta, ata që thonë se s’na duhen turistët se ata vijnë për qejf, ne duam këtë e atë, nuk duhet ta harrojnë se qejfi i turistëve kushton dhe fitimet nga shpenzimet e tyre për qejf i marrin shqiptarët që punojnë, prodhojnë, shesin, shërbejnë e me radhë, ndërkohë që pjesa e të ardhura për shtetin nga rritja e aktivitetit ekonomik, investohet për të rritur pagat e investimet.

E fundit, kjo është arritje e Shqipërisë dhe gjithë këta që vijnë duke u shtuar i bëjnë jehonë pozitive vendit tonë, kur kthehen në vendet e tyre, prandaj kush s’e do qeverinë le ta shajë sa të dojë, po nuk ka pse të mos gëzohet për Shqipërinë kur e vërteta flet kaq qartë si në këtë rast🤷🏻‍♂️

Continue Reading

Politike

“5D s’është asgjë, do jetë më e rëndë 15 drejtoreshat”/ Meta: Drejtësia bëri veprime fiktive

Kreu i PL, Ili Meta në një konferencë për shtyp foli mes të tjera për Reformën në Drejtësi. Ai tha se vend funksionon drejtësia me regji ndërsa përmendi edhe dosjet pa fund që kanë ngelur pa u trajtuar nga gjykatat.

Meta tha se Partia e Lirisë do ta kthejë drejtësinë në vend në shinat e kushtetutshmërisë.

“Nga drejtësi e plepave te “Ramaforma”, sa kohë duhet për të shqyrtuar një dosje? Është katërfishuar koha. Ku është efikasiteti he reagimi për t’i dhënë të drejtën qytetarit? 115 mijë dosje që nuk janë prekur me dorë. Ka një forcë politike si PL për fat ta mirë që do i japë fund këtij regjimi dhe që do kthejë drejtësinë në shinat e Kushtetutës.

Diplomatë të BE që jeni në Tiranë, ndaj Rama guxoi të vjedhë edhe lekët e IPARD se kishte garancinë se drejtësia e kapur prej tij s’do bënte hap para për të hetuar skandalet. Shkuan edhe për miqtë e kryerilindasit.

 

 

Veliaj thirret në SPAK vetëm pas katër vitesh. Vodhe në aferën e inceneratorit që nuk ekziston. Drejtësia bëri veprime fiktive vetëm pas protestave të zjarrta të qytetarëve për “5D”. Kjo nuk ishte asgjë. Do të jetë më e rëndë ajo e “15 drejtoreshave”, tha ai.

Continue Reading

Politike

Sula: Berisha, Meta dhe Basha figura të konsumuara, shumica e deputetëve luftojnë për karrige

Sali Berisha, Ilir Meta dhe Lulzim Basha janë figura të konsumuara që i japin një tjetër mandat Edi Ramës. Kështu deklaroi në “Studio Live” në Report Tv deputeti i opozitës Dashnor Sula, ndërsa nënvizoi se në kushtet aktuale opozita nuk fiton.

“Berisha, Basha, Meta janë figura të konsumuara. Problemi i opozitës është i madh. E kam thënë Berisha, Basha dhe Meta janë figura të konsumuara. Nëse vazhdojmë kështu Rama është fitues”, shtoi ai.

Shqetësuese për Sulën është fakti që deputetët opozitarë e bëjnë luftën për karrige.

Lëpihen për të marrë një mandat, kjo është e rëndë dhe kjo më shqetëson mua”, shtoi Sula.

Deputeti i opozitës nënvizoi se as Berisha dhe as Basha nuk kanë votat për të ardhur në pushtet.

“Basha nuk ka as 10% të votave. Sali Berisha 30%. Zoti Basha na ka bërë dëm të madh. Zoti Basha nuk ka lëvizur që kur ke qenë ti në krah të djathtë të tij. Ti ke lëvizur ai nuk ka lëvizur. Në maj të vitit 2021 Sali Berisha u shpall non grata. Edhe djegia e mandateve është gabim trashanik i Bashës. Pse i dogji mandatet? Nuk binte qeveria e Edi Ramës”, shtoi deputeti.

Sula tha gjithashtu se për shkak të situatës në të cilën ndodhen fraksionet e opozitës, i ka bojkotuar edhe mbledhjet e grupit.

“Unë nuk shkoj në mbledhje grupi prej një muaji e kam bojkotuar se vendimet që merren nuk janë të drejta”, u shpreh më tej deputeti.

Continue Reading

Politike

“Ta bëjmë natën ditë”/ Berisha kërkon qeveri teknike…

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se Triumfi i Tiranës është fitore vendimtare për qeverinë teknike të ardhshme dhe rikthimin e opozitës në pushtet.

Nga ballkoni i banesës së tij  ku prej 30 dhjetorit po vuan arrestin e shtëpisë, Berisha iu referua protestave të fundit të zhvilluara para bashkisë së Tiranës, ku tha se duhet “ta bëjmë ditën natë”, deri në protestën e ardhshme që do të mbahet të martën.

“Është koha e provës, është ora e provës për çdo shqiptar që ndjehet opozitar. Për çdo shqiptar që përjeton padrejtësi në kurrizin e tij. Të bashkohemi në një front të përbashkët. Fitoren e kemi të sigurt”, tha Berisha.

Po ashtu Berisha ftoi profesionistët e lirë në protestë. “Bashkohuni me ne për padrejtësinë e madhe që u ka bërë Edi Rama”, tha ish kryeministri.

“Kam një thirrje të veçantë për ata dhjetëra mijëra specialistë dhe ekspertë të profesioneve të lira, shërbëtorë të nderuar të qytetarëve shqiptarë. Bashkohuni me ne për padrejtësinë e madhe që u ka bërë Edi Rama. Bashkohuni me ne të përballemi dhëmb për dhëmb jo vetëm për veten, por për fëmijët tanë, për mbarë shqiptarët. Studenteve dhe studentëve, gjimnazistëve dhe gjimnazisteve iu bëj një thirrje zemre, ngrihuni në lartësitë e ëndrrës suaj se ju, se familja, se Shqipëria nuk ka asgjë më të bukur se ëndrrën tuaj të bëhet realitet”, u shpreh Berisha.

Pjesë nga fjala e Sali Berishës

Miqtë e mi, dje ishte një ditë e bardhë, një ditë fitoreje.

Ishte agu i ngadhënjimit të opozitës mbi narkodiktaturën.

Ndaj dhe këto ditë gjer të martën e bekuar që vjen, ta bëjmë natën ditë.

Të punojmë, të trokasim në çdo zemër të qytetarëve të Tiranës.

Të mblidhemi të martën për të festuar fitoren.

Fitoren e merituar.

Fitorja, triumfi i Tiranës, çlirimi i shtëpisë së parë të kryeqytetit është fitore vendimtare për qeverinë teknike të ardhshme.

Është fitore vendimtare për rikthimin e opozitës në pushtet.

Është fitore vendimtare për shpëtimin e Shqipërisë dhe çeljen e rrugës së integrimit të këtij vendi.

Ndaj përsëri sonte u bëj thirrje të gjithë qytetarëve të bashkohemi në kauzën tonë të drejtë.

Ju bëj thirrje të gjithë atyre forcave politike, lëvizjeve politike që e ndjejnë se kleptokracia, se sundimi i drogës, bandave dhe krimit të Edi Ramës janë dramë e vërtetë kombëtare për shqiptarët.

Të bashkohemi, të përmbushim misionin tonë, shpëtimin e Shqipërisë.

Është koha e provës, është ora e provës për çdo shqiptar që ndjehet opozitar.

Për çdo shqiptar që përjeton padrejtësi në kurrizin e tij.

Të bashkohemi në një front të përbashkët.

Fitoren e kemi të sigurt.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING