Connect with us

Kronike

Dy të vdekur/ Enjo Saliaj 18-vjeç, u përplas nga një makinë

Mesnata e së enjtës dhe mëngjesi i kësaj të premte do të ishin tragjik. Enjo Saliajt, vetëm 18 vjeç, iu ndërpre jeta në mes teksa u pëplas nga një makinë në Tiranë, kur ai ishte duke udhëtuar me motorin e tij elektrik. Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e Freskut, ku Sildi Krashi, e përplasi duke e lënë fillimisht të plagosur. Enjo Saliaj u dërgua në spital po nuk mundi të mbijetonte dot për shkak të goditjes së fortë. Krashi, u arrestua nga policia, ndwrsa si prova materiale u sekuestrua makina dhe motori elektrik. Por kjo nuk do të ishte tragjedia e vetme në familjen Saliaj. 18 vjeçari, dy vite më parë do të ishte dëshmitari i vrasjes së babait të tij, Kudret Saliajt, nga gjyshi i tij, Mexhit Picari. Kudreti, ishte në seancën e pestë të divorcit më mamanë e viktimës, Dhurata Saliajn, kur, babai i kësaj të fundit, vetëm 30 minuta përpara se të hynin në gjyq për kujdestarinë e fëmijëve, e ekzekuton. Gjykata kishte urdhëruar që tre fëmijët të rrinin me babanë, por e ëma kundërshtonte. Viktima më herët kishte dorëzuar një urdhër mbrojtje ku thoshte se i rrezikohej jeta dhe se ishte goditur me sende të forta nga ish vjehrri, por kërkesa e tij ishte refuzuar. Ndërkaq, rreth orës 9 mëngjesin e kësaj të premteje në Durrës, 66 vjeçari, qemal tabaku, ishte duke udhëtuar me motor, teksa humbi kontrollin e mejtit dhe doli jashtë rruge. Për pasojë ai gjeti vdekjen e menjëhershme në vendin e aksidentit.

Advertisement