Connect with us

Bota

Tërmeti i fuqishëm në Turqi, më i forti që ka goditur vendin në 100 vitet e fundit

Tërmeti 7.9 ballë që goditi Turqinë jugore mëngjesin e së hënës është më i forti që ka përjetuar vendi në më shumë se 100 vite. Tërmeti që goditi Turqinë lindore në vitin 1939 rezultoi me më shumë se 30,000 të vdekur.

Karl Lang, një asistent profesor në Universitetin Gjeorgji Tech, tha për CNN se zona e goditur nga tërmeti të hënën është e prirur ndaj aktivitetit sizmik.

“Është një zonë me aktivitet sizmik. Është një zonë shumë e madhe, por ky është një tërmet më i madh se sa kanë përjetuar ndonjëherë në vitet e fundit,” tha Lang.

Tërmetet e kësaj magnitude janë të rrallë, me më pak se pesë që ndodhin në vit kudo në botë, mesatarisht.

“Ajo që është vërtet e pazakontë këtu është se është një tërmet shumë i madh,” tha Lang.

Tërmeti shkatërrues në Turqi, Erdogan: Ne do ta kalojmë këtë fatkeqësi së bashku

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka reguar pas tërmetit shkatërrues në Turqi, që la pas 79 viktima. Erdogan shkruan se do ta kalojnë këtë fatkeqësi së bashku.

“Ne do ta kalojmë këtë fatkeqësi së bashku. Shpresojmë që së bashku ta kalojmë këtë fatkeqësi sa më shpejt dhe me sa më pak dëme”, tha ai.

Ai tha se ekipet e kërkim-shpëtimit u dërguan menjëherë në zonat e prekura nga tërmeti dhe njësitë e tjera ishin në gatishmëri.

Advertisement