Kosova
Kurti: Ja si më kërcënuan ndërkombëtarët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka treguar detaje të reja lidhur me takimet me emisarin e BE-së për dialogun, Kosovë-Serbi dhe emisarët e vendeve të tjera. A tregoi se versioni i dytë i planit franko-gjerman ka qenë në një mënyrë “merre ose lçre”. Sipas tij, nëse Kosova do të thoshte jo, atëherë do të kishte ndëshkime.
Kryeministri i Kosovës u shpreh se versioni i dytë ka adresuar dy nga komentet tona, por nuk ka lëvizur prapa në asnjë nga parimet që ngërthente dokumenti i parë.
“Dokumenti kryesor kësaj radhe kishte plan zbatimi. Me datë 20 janar 2023, emisarët që shoqëruan Lajçakun, ai amerikan, gjerman, francez dhe italian, ma bënë të qartë se këtë herë çfarëdo refuzimi do të shoqërohet me hapa diplomatik ndëshkues për Kosovën” – deklaroi Albin Kurti
Kryeministri tha gjithashtu se iu ka kërkuar emisarëve më shumë garanci për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe njohjet.
“Plani kryesor nuk ka asnjë referencë për Asociacionin, edhe pse flet për të gjitha marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel. Për Asociacionin do të flitet në procesin ku flitet për nisjen e zbatimit. Aty qëndrimi im do të jetë: Asociacioni zbatohet nëse plotësohen gjashtë kushtet”, theksoi kryeministri i Kosovës