Connect with us

Rajon

Mynihu i pari, pastaj Borrell – Dialogu Kosovë-Serbi

Kosova dhe Serbia tashmë kanë thënë atë “po”-në e tyre përsa i përket propozimit europian apo të quajtur edhe si franko-gjerman dhe më 27 shkurt kryeministri Kurti dhe Presidenti Vucic do të takohen në Bruksel me Përfaqësuesin e lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, për të lëvizur përpara me marrëveshjen dhe implementimin e saj.

Lidhur me hapa të tjerë të rradhës, zyra për media e Qeverisë gjermane ka thënë se duke parë reagimet e fundit lidhur me propozimin franko-gjerman, Berlini zyrtar mezi pret që në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih të zhvillojë diskutime me Kurtin e Vucic për ta çuar përpara propozimin franko-gjerman.

Zëdhënësi i qeverisë gjermane tha ghithashtu se përshkallëzimi I situates në veri të Kosovës gjatë muajve të fundit ka treguar se ”Ekziston nevoja urgjente për ndryshim të dinamikës ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”.

Berlini zyrtar shprehet se është e nevojshme vendosja e një baze të re dhe të qëndrueshme në raportet në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe se propozimi evropian e ofron një gjë të tillë.

Konferenca e Sigurisë në Mynih ka nisur më 17 shkurt dhe do të zgjasë deri më datën 19 shkurt.

Advertisement