Connect with us

Aktualitet

Banorët e Spitallës dali në protestë

Banorët e zonës së Spitallës janë ngritur mëngjesin e sotëm në protestë për shkak të rrugës kryesore që ndahet me trafikndarëse, e cila përshkon një distancë të gjatë, dhe sipas tyre kjo iu ka sjellë vështirësi në lëvizjen e përditshme si dhe iu ka dëmtuar punën bizneseve në zonë.

Ata i janë drejtuar me një kërkesë Bashkisë së Durrësit, që t’u lihen dy pika daljesh që të kenë mundësi kalimi nga krahu tjetër i rrugës.

“I jemi drejtuar bashkisë së Durrësit me një kërkesë për dy pika daljesh, një tek nënstacioni dhe tjetra tek pjesa e urës, që të kemi mundësi kalimi në krahun tjetër të rrugës.

Nga kryetarja e bashkisë na është thënë që do ua lëmë këtë segment. Ndërsa nga firma ndërtuese na thuhet që do vendosim bordura dhe nuk do keni mundësi kalimi në krahun tjetër.

Na ka dëmtuar punën, distanca është shumë e gjatë dhe nuk mund të kalojmë në krahun tjetër. Kjo zonë është e gjitha me biznese, mbi 200 të tilla dhe rruga na e ka vështirësuar punën”, thotë një banor.

“U bë shumë kohë që s’po punojmë. U prish rruga, na premtuan që do ta rregullojnë, por u bë më keq. Duke vënë këtë trafikndarësen në mes, ne s’po punojmë më”, shprehet një tjetër banor.

Një kërkesë nga ana e këtyre banorëve iu është dërguar edhe Fondit të Zhvillimit që të bëhet një ndërhyrje, por deri më tani nuk është arritur në një zgjidhje.

Advertisement