Kosova
Hodhën granata në Prishtinë dhe Mitrovicë, arrestohen 11 person
Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër 11 të pandehurve pasi të njëjtit dyshohen për hedhje të granatave të dorës në një lokal në Prishtinë dhe në një lokal në Mitrovicë.
Të njëjtit dyshohen për veprat penale “pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe veprën penale “detyrim”.
Sipas njoftimit, ndaj njërit të pandehur është ngritur aktakuzë edhe për veprën penale “deklarime të rreme”, ndërsa ndaj një personi tjetër aktakuzë u ngrit për veprën penale “posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”
“Rasti ka të bëjë veprat penale të kryera gjatë muajit qershor të vitit 2022, në Prishtinë dhe në Mitrovicë, ku kemi pas hedhje të mjeteve shpërthyese – granatave të dorës në lokalet e “Riza hair Sallon” në Prishtinë dhe në Lokalin “Missini”, në Mitrovicë, ku pas një pune intensive hetimore të Prokurorisë Speciale, është arritur deri tek zbulimi i kryerësve të veprave penale të lartcekura, si dhe, arrestimi i tyre”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale, transmeton Klankosova.tv