Sport
Champions/ Spektakël në natën e parë, Real Madrid e nis me tre pikë, Interi “fiket” nga dy gafa
Spektakël, gola dhe emocione në mbrëmjen hapëse të fazës së ligës së Champions League. Në supersfidën e Santiago Bernabéut, Real Madrid triumfoi 2-1 ndaj Interit, duke e nisur aventurën europiane me tri pikë.
Madrilenët goditën që në minutën e 14-të. Një gabim i Interit i dha mundësinë Kylian Mbappé të përfitonte dhe sulmuesi francez nuk fali, duke kaluar Realin në avantazh.
Vetëm pak minuta më vonë, skuadra e José Mourinhos gjeti edhe golin e dytë. Federico Valverde shfrytëzoi një tjetër gabim të rëndë të Interit dhe dyfishoi shifrat në Bernabéu.
Interi nuk u dorëzua dhe në pjesën e dytë u rikthye në lojë. Carlos Augusto shkurtoi diferencën në minutën e 77-të, duke i dhënë shpresë skuadrës italiane për një përmbysje.
Por minutat e fundit nuk sollën golin e barazimit. Real Madrid rezistoi deri në fund dhe siguroi një fitore të rëndësishme në startin e Champions League.
Real Madrid 2-1 Inter – një debutim me fitore për madrilenët dhe një nisje e hidhur për zikaltërit në Europë.
