Rajon
‘Amerika s’ka besim te Kurti’/ Gjuriç: Me SHBA, më afër se kurrë
Ambasadori serb në Washington, Marko Gjuriç, është shprehur se administrata amerikane ka qenë më këmbëngulëse se sa të gjitha të tjerat në lidhje me kërkesën për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.
Ai u shpreh se marrëdhëniet mes Serbisë dhe SHBA po përparojnë vazhdimisht dhe të dyja palët që po përpiqen të ngrejnë bashkëpunimin dhe mirëkuptimin në një nivel të ri.
“Nuk është e nevojshme ta ndjekësh politikën me shumë kujdes, për te kuptuar se Albin Kurti nuk e gëzon më mbështetjen e pakusht të administratës së Presidentit Biden, veçanërisht pas lëvizjeve të tij të njëanshme dhe destabilizuese.” – tha ambasadori serb në Washington
“Administrata amerikane ka qenë vazhdimisht më e zhurmshme se të tjerat në këmbënguljen e saj për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, madje duke pohuar se ai duhet të formohet me ose pa kryeministrin Kurti.” – theksoi Marko Gjuriç