Connect with us

Kronike

Shkatërrohet banda e drogës në Spanjë, 20 të arrestuar, mes tyre shumë shqiptarë

Shkatërrohet banda më e madhe e drogës në Lleida të Spanjës. Nga operacioni i autoriteteve spanjolle janë arrestuar 20 persona, midis tyre 14 shqiptarë. Gjatë kontrollit, policia ka gjetur dhe sekuestruar rreth 5000 bimë marjuanë, 15 kg të thatë dhe para të gatshme. Sipas mediave vendase, hetimi ka nisur rreth një vit më parë, dhe se midis të arrestuarve tre prej tyre janë spanjollë dhe tre të tjerët shtetas rumunë. Ky është një nga operacionet më të mëdha kundër trafikut të drogës në vitet e fundit në Ponent. Për realizimin e operacionit, autoriteteve iu deshën dy javë kontrolle. Rikujtojmë se në fund të muajit janar, Policia Kombëtare arrestoi gjithsej gjashtë persona në një tjetër operacion kundër kultivimit dhe trafikimit të marijuanës në qytetin Espluga Calba. Në të njëjtin operacion u konfiskuan 2667 bimë marijuanë dhe 27 kilogramë të thatë. Shkaku i atij operacioni policor ishte një ndërprerje e energjisë disa ditë më parë që preku gjysmën e qytetit. Dhjetorin e kaluar, Mossos shkatërroi një rrjet që kishte plantacione në Bellvís dhe Sidamon, në një operacion që më pas rezultoi në shtatë të arrestuar. Në vitin 2021 u zhvilluan dy operacione që çuan në 56 të arrestiar, shumica në Lleida. Një prej tyre, i ashtuquajturi rasti Brida, me qendër në Balaguer, çoi në arrestimin e 18 personave dhe në konfiskimin e 10 kilogramvëe kokainë, dy heroinëdhe 200,000 euro cash.

Advertisement