Connect with us

Aktualitet

Ankth për “Vulën”, çfarë po ndodh në kafen e PD?

Togat e zeza të Gjykatës së Apelit të Tiranës prej mëse një ore janë tërhequr për të marrë një vendim që do të diktojë fatin e “Vulës” së Partisë Demokratike dhe indirekt edhe zgjedhjet lokale të 14 majit.

Aktualisht, trupa gjykuese është tërhequr në Dhomën e Këshillimit për të marrë një vendim.

Sa i përket palëve në këtë proces përfaqësuesi ligjor i grupimit të Enkelekd Alibeaj ka kërkuar pushimin e vendimit të Shkallës së Parë, ose kthimin e çështjes sërish në Shkallën e Parë por me një trupë të re gjyqtarësh.

Ndërkohë, përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike të drejtuar nga Seli Berisha, Ivi Kaso deklaroi se pala që ka paraqitur ankimimim, nuk legjitimohet për të bërë ankim dhe kërkoi rrëzimin e ankimimit.

Por ndërkohë që trupa gjykuese është tërhequr për të marrë vendimin, palët po presin në oborrin e Apelit në ankth, për të mësuar se kujt do t’i jepet e drejta të hyjë në zgjedhje me logon dhe Vulën e PD.

Advertisement