Bota
Ministri ukrainas: Ushtrisë tonë i duhen 1 milionë predha
Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës ka thënë se ushtrisë së tij i duhen një milion fishekë “sa më shpejt të jetë e mundur” për të penguar forcat ruse dhe për të nisur një kundërofensivë.
Duke folur me gazetarët përpara një takimi të Bashkimit Evropian në Stokholm, Oleksii Reznikov tha se Ukraina kërkon një milion predha 155 milimetra dhe 105 milimetra, të cilat do të kushtonin rreth 4 miliardë euro.
Estonia ka propozuar një plan që vendet e BE-së të sigurojnë bashkërisht municionet e kërkuara, një plan që Reznikov tha se e mbështeste.
Ai shpjegoi se Ukrainës i duhen 90,000 deri në 100,000 fishekë artilerie në muaj për të mundur ushtrinë e Putnit. Ai bëri thirrje gjithashtu që sistemet e mbrojtjes ajrore dhe tanket të konsiderohen si prioritete.