Connect with us

Kosova

Vuçiç shfryn nga inati për liberalizimin e vizave/ Presidenti serb kritika Perëndimit

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka thënë se do të përballet me më shumë presion përsa i përket çështjes së Kosovës. Ai u shpreh se Perendimi do tentojë ta fajësojë Serbinë për mos-nënshkrimin de-jure apo de-fakto të pavarësisë së Kosovës.

Vucic ka deklaruar edhe një herë se kryeministri Albin Kurti nuk do ta nënshkruajë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

“Albin Kurti ka konfirmuar sot se nuk do ta formojë Asociacionin e Komunave serbe, sepse nuk është në pajtushmëri me ligjet e Kosovës. Problemi është hipokrizia e të gjithë atyre që marrin pjesë në këtë proces, dhe që nuk bëjnë zë. Ky nuk është një obligim nga plani i ri, por një obligim që ishte nënshkruar kohë më parë”, ka tdeklaruar Vuçiç, duke shtuar se Asociacioni nuk duhet të jetë OJQ.

Ai u shpreh se formimi i Asociacionit është një obligim juridik ndërkombëtar i Kosovës.

“Perëndimi nuk e ka fuqinë e as dëshirën për t’i bërë presion Kurtit, madje i dhanë atij liberalizimin e vizave”, ka deklaruar presidenti serb.

Advertisement