Connect with us

Kosova

Shtrëngohet laku/ Kosova e Serbia, ping Pong për tu shmangur

Këmbëngulja aktuale e bashkësisë ndërkombëtare që Kosova dhe Serbia të arrijnë marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve, është më e madhja qëkurse palët kanë nisur bisedimet për këtë qëllim në vitin 2011, por për shumë analistë Prishtina dhe Beogradi “kanë luajtur shumë për t’iu shmangur obligimeve që kanë marrë” dhe ditëve të fundit, në opinion kanë dale deklarata kontradiktore të palëve.

Aleksandar Popov, drejtues i Qendrës për Rajonalizëm në Novi Sad, thotë se takimi i ardhshëm mes Kurtit dhe Vuçiqit mund të jetë një “fazë përgatitore për afrimin e finalizimit të çështjes së Kosovës” dhe shpreh bindjen se BE-ja dhe SHBA-ja nuk do të lejojnë që “të pengohet ajo për të cilën është arritur pajtim”.

Ai u shpreh se diplomatët amerikanë po paralajmërojnë Prishtinën dhe Beogradin më hapur dhe më drejtpërdrejt se mund të përballen me pasoja nëse nuk janë bashkëpunues lidhur me propozimin evropian.

Kurti dhe Vuçiq kanë thënë më herët, përmes deklaratave të ndara, se diplomatët evropianë dhe amerikanë i kanë paralajmëruar se do të ketë pasoja nëse nuk e pranojnë planin e BE-së. Gjithashtu, të dy kanë thënë se është një dokument “merre ose lëre”.

 

Advertisement