Connect with us

Bota

Incidenti mbi Detin e Zi/ Rusia: SHBA po provokon

Rusia i është kundërpërgjigjur akuzave të SHBA-ve në lidhje me incidentin e djeshëm mbi Detin e Zi.

“Ne nuk e goditëm kurrë dronin”, ka deklaruar Rusia duke publikuar një video nga momenti i rënies së dronit amerikan nga një avion luftarak rus mbi Detin e Zi, ditën e djeshme.

Moska i ka quajtur akuzat e Uashingtonit si “sjellje të papranueshme dhe provokuese”.

Videoja dyshohet se është marrë nga kabina e avionit luftarak rus Su-27 dhe po qarkullon në Telegram dhe mediat ruse. Ajo tregon se avioni rus manovroi dhe shmangu dronin dhe se ai kurrë nuk e goditi helikën e tij për ta shkaktuar rrëzimin e tij, siç pretenduan fillimisht SHBA.

 

 

https://twitter.com/drshpk/status/1635855119500574722?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1635936454307196929%7Ctwgr%5E3a29f340af86e10e384f80ec39c3549be1678f03%7Ctwcon%5Es2_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fincidenti-mbi-detin-e-zi-ne-nuk-e-goditem-dronin-amerikan-rusia-i-kunderpergjigjet-akuzave-te-shba-ve-sjellje-e-papranueshme-dhe-provokuese-video%2F

Megjithatë vërtetësia e videos nuk është konfirmuar ende.

Menjëherë pas incidentit, SHBA njoftoi presidentin Joe Biden dhe thirrën në Departamentin e shtetit ambasadorin rus.

Advertisement