Kronike
Zbulohet ‘shtëpi bari’ në Krujë’, 2 elektricistë të OSHEE në pranga
Një tunel i përshtatur në ‘shtëpi bari’ është zbuluar nga policia ditën e djeshme në Krujë. Në pranga kanë rënë Haki, Rexhep dhe Arlind Selimi. Gjatë kontrolleve policia arriti të zbulojë ‘shtëpinë e barit’ ku ka sekuestruar 390 rrënjë kanabisi, llamba, aspiratorë dhe pajisje të tjera që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike. Në pranga kanë rënë gjithashtu edhe 2 punonjës të OSHEE-së Ervis Halili elektricist, Oltjon Farruku elektricist. Por këto arrestime kanë nxitur bojkotimin e punës nga 70 punonjës të tjerë të OSHEE-së.
Sipas tyre ditën e djeshme në fshatin Halil nga një aksion antidroge të ndërmarrë nga policia, është konstatuar një tunel i braktisur i ushtrisë kanë konstatuar fidanë kanabisi. Për pasojë janë arrestuar, Ervis Halili elektricist, Oltjon Farruku elektricist, Sokol Kullai shef ekipi dhe i shpallur në kërkim Ilir Karai.
Punonjësit e OSHEE të zonës thonë se u thirrën fillimisht nga ana e policisë për të gjetur lidhjen e energjisë elektrike të këtij tuneli. Nga OSHEE është konstatuar me vështirësi të madhe pasi kishte mbi një kilometër kabull të shtrirë nën tokë pranë një shtylle e cila ishte shpuar ne bazamentin e saj e cila vizualisht ishte e pamundur te identifikohej. Punonjësit e OSHEE kanë bërë kontroll të shtyllave në zonë dhe është konstatuar lidhja e jashtëligjshme e cila furnizonteë tunelin që shërbente si serë kanabisi. Por ata thonë se nuk kanë lidhje me këtë ngjarje.
Si rrjedhojë, 8 punonjësit e OSHEE janë shoqëruar në polici ku janë marrë në pyetje për mënyrën sesi është bërë lidhja e tunelit.
Punonjësit e OSHEE thonë se kjo situatë është e përsëritur, madje ka ndodhur rreth 4 herë. Sipas tyre, kjo bëhet në mënyrë që policia të heqë përgjegjësinë dhe t’i ngarkojë barrën palës tjetër. Ata thonë se janë shoqëruar dhe arrestuar pa të drejtë ndërsa thonë se kanë qenë në përputhje të plotë me ligjin.
Në përditësim..