Connect with us

Kosova

Negociatat ‘one man show’/ “Kurti e ka hapur Kosovën ndaj Serbisë”

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, i cili është “i specializuar” në negociatat Kosovë – Serbi si ish-kryesuesi i delegacionit kosovar në Bisedimet e Vjenës, ka komentuar propozimin evropian dhe pritshmeritë për takimin mes Kurtit dhe Vuciqit.

“Në Kosovë ka nje shprehje – ‘kjo është lakra prej të cilës duhet të bëhen dy pite’. Do të varet shumë prej ‘nuses’ dhe zotësisë së saj se sa do arrij ta racionalizojë dhe ta bëjë të kënaqshme marrëveshjen për të dy palët.

Bisedimet e tanishme me Serbinë, sipas Hazirit, janë ‘one man show’

“Është vetëm kryeministri duke negociuar. Ka një ekip teknik, zëvendëskryeministri i dytë i qeverisë të cilit i është deleguar një pjesë e bisedimeve teknike, që merren vetëm me implementim ose kryesisht merret me protokollin e implementimit të marrëveshjeve të arritura nga kryeministrat tjerë, por nuk ka ekip” – ka theksuar Haziri.

Sipas tij, një njeri dhe një parti nuk mund ta mbyllë këtë proces sepse, nuk mund të hapet e as të mbyllet asnjë lloj procesi i madh për Kosovën apo rreth Kosovës, pa një unitet apo koncensus sa më të gjerë politik.

 

Advertisement