Connect with us

Kosova

Kurti: Marrëveshja, njohje de-facto për Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti edhe një herë ka thënë se marrëveshja e dakorduar me Serbinë është njohje de-facto për Kosovën.

Ai, duke folur për transmetuesin publik, ka thënë se në dallim nga vitet më parë, Serbia tani po heziton të nënshkruajë marrëveshje me Kosovën.

Sipas tij, kjo është një marrëveshje të cilën Serbia nuk ka interes ta zbatojë dhe se ajo tashmë ka dhënë indikacionet e para për këtë gjë.

Për konstruktivitetin e tij në negociata me Serbinë, Kurti ka thënë se qasja e tij mund të mos jetë kuptuar në të kaluarën por se ajo gjithmonë ka qenë konstruktive.

“Vazhdimisht kam qenë aktiv, mirëpo sa më aktiv dhe kreativ që shfaqesha, aq më shumë ngjallej rezistenca e palës tjetër, e cila nuk e nënshkroi, sepse edhe ata e dinin sikur unë se kjo është njohje de-facto”, ka thënë Kurti.

 

Advertisement