Connect with us

Aktualitet

Besimtarët myslimanët nisin sot muajin e Ramazanit

Sot nis muaji i madhërishëm i Ramazanit për besimtarët myslimanë të cilët agjërojnë. Gjatë këtij muajit të bekuar (30 ditë), besimtarët myslimanë mbajnë agjërim, një nga 5 kushtet e islamit. Një ditë më parë, Kryetari i Komiteti Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu ka uruar besimtarët myslimane për nisjen e muajit të Ramazanit e shton se që ky muaj të jetë muaji i faljes, muaji i begatisë, muaji mirëkuptimit të ndërsjellët me njëri-tjetrin. Spahiu fton besimtarët që të jenë më solidarë me familjet në nevojë, t’i shtrijmë dorën njëri-tjetrit në punë të mira.

Gjithashtu ky muaj, është muaji i veprave të bamirësisë që impaktojnë në të gjithë shoqërinë. Të lëmë anash mospajtimet, mëritë e egoizmin. Të synojmë të arrijmë vetëm kënaqësinë e Zotit dhe harmoninë me njerëzit, me të cilët rrethohemi.  Uroj që ky të jetë muaji i faljes për ne. Duke ju uruar muajin e Ramazanit më lejoni tju dëshiroj një agjërim të lehtë, pranim të lutjeve tuaja, shëndet të mirë, lumturi e prosperitet për ju dhe familjet tuaja”, tha Spahia një ditë më parë.

Muaji i Ramazanit përfundon më 20 Prill ndërsa nata e Kadrit këtë vit është në datën 17 Prill. Falja e Bajramit në datë 21 prill pritet të bëhet edhe këtë vit në sheshin Skënderbej ku festa do të jetë e dyfishtë pasi Komuniteti Mysliman në Shqipëri feston 100 vjetorin e themelimit.

Ramazani është muaji i nëntë i kalendarit hënor Islam, zgjat nga 29 ose 30 ditë dhe ku gjatë kësaj periudhe kohe besimtarit mysliman në nderim të krijuesit i duhet të argjërojë nga agimi deri në lindje të dielli, duke shmangur ushqimin, lëngjet dhe çdo sjellje negative të njeriut.

Myslimanët në gjithë botën agjërojnë dhe nuk u lejohet të konsumojnë asgjë derisa dielli të perëndojë. Ramazani konsiderohet si periudha ku trupi dhe shpirti pastrohet.  Çdo vit për Ramazan, miliona myslimanë në të gjithë botën agjërojnë 30 ditë nga mëngjesi deri në mbrëmje. Përveç pastrimit të shpirtit, agjërimi mbahet për tu solidarizuar me të varfrit, për të ndarë ushqimin me to. Gjatë Ramazanit, besimtarët kërkojnë falje për mëkatet, luten për ndihmë ndaj të këqijave dhe përpiqen të pastrohen nëpërmjet vetëpërmbajtjes dhe veprave të mira.

Advertisement