Connect with us

Kosova

Kosovë/ “Kurti politikë me arkivole, ka shkelur mbi gjakun e aktivistëve”

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe Lëvizjen Vetëvendosje.

Kastrati ka thënë se 34 vite më parë, në datën e njëjtë është suprimuar autonomia e Kosovës, ndërsa ka thënë se sot Kurti po duket si kryetar i Këshillit Ekzekutiv të KSAK-së – Krahina Socialiste Autonome e Kosovës, dhe ka paralajmëruar se do të hedh gaz lotsjellës në Kuvend.

Ai është shprehur gjithashtu se Vetëvendosja ka keqpërdorur flamurin kombëtar duke iu kujtuar atyre protestat kundër Ahtisarit e Zajednicës.

“Burimi i krizës është mënyra se si keni ardhur në pushtet dhe si keni ndërtuar kauza të rrejshme” – deklaroi Kastati teksa dhe shtoi se LVV ishte gati ta conte kosoven ne lufte civile per Zajednicen dhe kanë pranuar marrëveshje me autonomi politike.

Sipas deputetit te LDK, Albin Kurti dhe Vetevendosja kane bere politike me arkivole

“Vec keshtu mund te hyni ne histori” – deklaroi Kastrati

Advertisement