Pinknews
Dikur punonte si velinë, zbulohet sherri para disa vitesh mes Qetsorit dhe Kiarës
Qetsori është ndër banorët që u fut në lojë, kur kishte kaluar më shumë se dy muaj nga nisja e “Big Brother”. megjithatë, fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother” spikati menjëherë me natyrën e tij disi ngacmuese. Por duket se duke pasur mundësi t’i ndjekë nga jashtë banorët dhe lojën e tyre, Qetsori e ka pasur më të lehtë të vendosë prioritete dhe njëri prej tyre ka qenë pikërisht Luizi.
Debatet e tij kanë nisur fillimisht me Kiarën, për të kaluar më pas te këngëtari. Në një debat Qetsori i tha Luizit se ka për të thyer rekord botëror dhe se ka për ta fituar ai këtë edicion të “Big Brother” dhe edicionin e ardhshëm. Ai madje përmendi edhe një herë faktin që Luizi nuk është lojtar i fortë dhe se ka për të dalë nga “Big Brother”.
“Do e shohësh ti si do fitosh, sapo të dalësh në nominim me mua dhe me një tjetër dhe fillon bën valixhet. Pyete Kiarën, të ka thënë Kiara kush jam unë?”, ishte kjo fjalia që acaroi pa masë Luizin. Por ashtu si edhe vetë Kiara e ka thënë, ajo dhe Qetsori njihen vite më parë. Kujtojmë se pas fitores së “Big Brother”, Qetsori tentoi disa herë të ishte pjesë e ekranit, duke eksperimentuar si moderator apo edhe gazetar.
E duket se në këto përpjekje, ai është njohur me Kiarën. Vite më parë, ata kanë qenë pjesë e një televizioni, ku Kiara punonte si velinë në një emision investigativ, ndërsa Qetsori si gazetar. Fillimisht marrëdhënia e a e tyre ka qenë e mirë, por më pas disa përplasje kanë nisur mes tyre, duke sjellë edhe një konflikt verbal në ambientet e punës.
Që nga ai moment, Kiara dhe Qetsori nuk kanë pasur asnjë komunikim së bashku, duke ndërprerë edhe përshëndetjet, deri në momentin që ky i fundit iu bashkëngjit lojës pak javë më parë. Por që ditët e para, ai i është rikthyer debatit me moderatoren, por duke zgjedhur të mos zbulojë se çfarë ka ndodhur më herët me ta. Ai u shpreh se me çiftin Luiz-Kiara do ketë diskutime, ndërsa me banoret e reja do ketë marrëdhënie shumë të mirë sepse e kanë për herë të parë një eksperiencë të tillë. Qestori tha se lojën e tij do ta bëjë të pastër.
Në fund iu drejtua Kiarës duke i thënë se po fliste si “perëndeshë”. Nga ana tjetër, prezantuesja ka thënë se me Qetsorin është njohur më herët në një ambient pune dhe kanë pasur një përplasje, por ka preferuar të mos japë detaje rreth asaj çfarë ka ndodhur. Shpesh qëndrimet e ashpra të lojës, ish-fituesi i “Big Brother” i ka pasur me Luizin, duke e sulmuar me fjalë të rënda. Qetsor Ferrunaj e ka quajtur Luiz Ejllin të pabesë. Skemën që këngëtari bëri për Krist Aliajn dhe Armaldo Kllogjerin, ai e quajti “përdhunim” ndaj tyre. “Skemë e pacipë.
“Është një lloj përdhunimi. Ai ju ka përdhunuar. Kur të vijë momenti, unë do t’ia them atij” u shpreh Luizi. Duket se marrëdhënia e keqe me çiftin, ka nisur vite më parë, në përplasje me Kiarën, që në atë kohë mbante rolin e balerinës”. Ndërkaq sot, Qetsori përballet edhe me Luizin, si një ndër pretendentët për të fituar këtë lojë.