Connect with us

Lifestyle

Videoja e frikshme e gruas serbe që kërcen natën, zbulohet historia që fshihet pas

TikTok ka pafundësisht trende që shkojnë e vijnë, por gruaja serbe që kërcen natën është prej kohësh në vëmendjen e platformës.

Përdoruesit thonë se janë të tmerruar pasi figura e frikshme u regjistrua duke kërcyer në rrugë dhe u shkarkua në aplikacion për t’u bërë virale. Njerëzit po përpiqen të kuptojnë se kush është gruaja dhe nëse ajo është një person real apo një fantazmë.

Videoja e zonjës serbe që kërcente u ngarkua në TikTok muajin e kaluar Në videon origjinale shkruhej:

“Kini kujdes djema”, e ndjekur nga hashtags #dancingladyserbia dhe #horror.

Klipi ka pasur mbi 78 milionë shikime dhe mbi 6.5 milionë pëlqime. Komentet janë plot me njerëz që shprehin frikën e tyre për gruan dhe kërcimin e saj. Disa TikTokers komentonin:

“Imagjinoni sikur ajo po kthehet dhe ju sheh në dritare.”

@aatec13

be careful guys #serbia #dancingladyserbia #horror #zvezdara

♬ Creepy and simple horror background music(1070744) – howlingindicator

Historia e vërtetë e zonjës serbe nga TikTok

Videoja në fakt është një filmim i vitit 2019. Ajo u krijua për herë të parë pas raportimeve të mediave lokale. Në atë kohë, një dëshmitar okular pohoi se një grua e veshur me fustan tradicional serb ishte parë duke u hedhur para makinave dhe duke i kërcënuar njerëzit me thikë. Dëshmitari i paidentifikuar sugjeroi se gruaja nuk ishte shumë mirë mendërisht.

Nuk dihet nëse videoja është një trillim apo një filmim real i momentit, por sidoqoftë, ndriçimi i zbehtë dhe muzika e frikshme mjaftojnë për të na kallur datën.

Advertisement