Kosova
Ambasadori gjerman në Kosovë: Në Hagë po gjykohen individë, jo UÇK-ja
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/04/ambasador.jpg)
Ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, i ka dhënë një mbështetje të fuqishme Gjykatës Speciale ndërsa ka përsëritur se “UÇK-ja nuk është në gjykim”. Rohde ka thënë se e kupton demonstratën e djeshme në Prishtinë, por megjithatë ka kundërshtuar pretendimet e shtruara aty.
“Nuk është UÇK-ja që po gjykohet, por individët që që po akuzohen për krime të rënda të luftës dhe krime kundër njerëzimit, për zhdukje të personave dhe torturës.”- thotë Rohde në fjalën e tij.
“Drejtësia për viktimat mbetet e rëndësishme – s’duhet të ketë pandëshkueshmëri për askënd. Gjykata Speciale e ka mbështetjen e plotë.” – u shpreh ambasadori.
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2022/08/LogoWeb.2-e1644580268739.png)
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/12/OledroHot.gif)