Rajon
Vdes nga Covid-19, peshkopi i kishës ortodokse në Malin e Zi
Kreu i Kishës Ortodokse të Malit të Zi, Mitropoliti Amfilohije ka humbur jetën ditën e sotme nga Covid-19.
Lajmin e vdekjes së kyrepeshkopit serb e dha vetë Kisha Ortodokse e cila tha se ai vdiq në qendrën spitalore të Malit të Zi në Podgoricë.
Në 7 tetor 82-vjeçari u shtrua në spital për shkak të infektimit me Covid-19 edhe pse mjekët mnë atë kohë e cilësuan gjendjen e tij të qendrueshme.
Ndërkohë që shefja e Klinikës së Pneumologjisë, Jellena Boroviniq Bojoviq u shpreh se pasmesnate Kryepeshkopi u fut në intubim pasi gjendja e tij shëndetësore u rëndua shumë.
Që nga fillimi i pandemisë Mali i Zi ka regjistruar 17, 300 persona të infektuar ndërsa 282 viktima kanë humbur jetën.