Kosova
Krasniqi: Më ka lënduar më shumë se torturat e Serbisë, dua të vdes me dinjitet
Ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlitimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi foli në Gjykatën Speciale për jetën e tij nën regjimin serb.
Ai tha se as dhuna në burgjet serbe s’e ka lënduar më shumë sesa aktakuza e Speciales kundër tij
“Nëse në rrugëtimin tim ka diçka që nuk ka logjikë, është aktakuza e ngritur nga ZPS-ja. Përmbajtja e aktakuzës më ka lënduar më shumë sesa torturat mizore dhe dënimi me burg nga regjimi serb e jugosllav”, tha Krasniqi.
“Kam jetuar një jetë me dinjitet dhe dua të vdes me dinjitet”, tha ndër tjerash ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës.