Connect with us

Politike

Kokalari publikon SMS-të dhe akuzon Rithemelimin

Ish-amerikania e Sali Berisha, Evi Kokalari thotë se brenda demokratëve të Sali Berishës po bëhet një fushatë që demokratët të distancohen nga ajo për shkak të qëndrimeve të forta që ka mbajtur për ish-kryeministrin. Në një postim të gjatë në rrjetet sociale, Kokalari ka publikuar disa SMS në një grup WhatsApp, ku shihet qartë se u kërkohet demokratëve që mos të reagojnë ndaj postimeve të saj.

Sipas Kokalarit, Berisha duhet të ketë frikë nga aksesi dhe njohjet që ajo ka në SHBA. Ajo drejton gishtin nga Sali Berisha, Albana Vokshi dhe Flamur Noka, duke pyetur se kush e ka dhënë urdhrin që demokratët të distancohen prej saj.

‘Kush është më komunisti mes jush në zemër dhe mëndje?’– shprehet Kokalari. Kokalari shkruan se Berishën e nxorrën nga varri dhe i dhanë jetë, por nuk e bënë këtë gjë që të ngrinte Ilir Metën dhe ta fuqizonte LSI-në në kurriz të PD-së.

‘Është interesante fakti që ka disa muaj që kryesia e PDsë po bën fushatë që demokratët të distancohen prej meje. Ma kishin thënë shumë vetë por nuk kisha parë fakte dhe nuk mund te flisja. Tashti nuk mund t’ju them nëse kjo është thjeshtë dora Këlliçit, që bashkë me të çmëndurën ‘Kalaja’, – dhe kjo e futur papritmas dhe thellë në PD nga Meta, e që vjet në verë ndalonin demokratët dhe ju thonin të largoheshin prej meje, apo siç duket nga msg e kësaj zonjës, e cila gjithashtu ka kohë që ju thotë njerëzve që unë jam agjente greke, mund të jetë urdhër nga ‘lart’?

Dy gjëra bien në sy në këtë text:

1- Kjo (pra Liljana Elmazi), kur i kërkon personit që të mos reagoj ndaj postimeve të mia në FB, gjithashtu i thotë që ‘nuk po i drejtohet si mike, por si numri #2 i departamentit’ ku këto të dyja bëjnë pjesë – pra, ky ËSHTË URDHER nga partia.

2- Thotë se ‘lirinë e kemi, por nuk i lejohet askujt që aspiron në PD’ ti bëjnë ‘like’ postimeve te mia… sepse kemi detyrime ndaj partisë” – gjë që tregon mënyrën se si funksionon PD. Me pak fjalë, të mbajnë nën kontroll me një karrierë të ardhshme të mundshme në parti, ndërkohë që të heqin lirinë e fjalës dhe veprimit.

Më çudit fakti sa frikë më kanë këta njerëz, sepse ky text është në referencë të takimit që do bëja në Durrës dhe që kishte të bënte me fillimin e një lëvizje të pastër konservatore. Kjo ishte dhe arsyeja që Berisha më në fund begenisi grupin konservator të PDse, qartazi nga frika e asaj që po filloja unë.

Ndërkohë që Berisha ka frikë nga çfarë do mbështetje që mund të kem në Shqipëri, personalisht i sygjeroj të ketë më frikë nga aksesi i njerëzve që kam këtu në Amerikë, dhe ai i di mirë shumë detaje sepse kemi folur gjatë dhe gjerë. Por duhet të jesh shumë naivë në logjikë të mendosh se duke larguar demokratët, po më heqin fuqinë e fjalës? Në fakt, jo vetëm nuk e kanë kapacitetin ta bëjnë këtë, por po më inkurajojnë të flas akoma më shumë, me zë më të lartë dhe pse jo, dhe më qartë që të më kuptojnë mirë të gjithë. Fatkeqësia është që PDja ‘e rithemeluar’ është konvertuar në Stasi Germany.

Një pyetje kam tashti për Sali Berishën, Albana Vokshin ose Flamur Nokën: Kush e ka dhënë urdhërin që demokratet të distancohen prej meje? Kush është më komunisti mes jush në zemër dhe mëndje?

Berisha s’ka kuptuar akoma që kur kam ardhur në foltoret e tij, jam mbështetur sepse shumë njerëz më ndiqnin që gjatë fushatës së Trumpit, dhe një ndryshim të atij niveli prisnin. Shumica e këtyre mbështetësve mbeten Trumpist, dhe e kuptojnë mëse mirë të djathtën. Si e tillë, ata kuptojnë dhe luftën që Trumpistët bëjnë kur vjen puna për mbrojtje parimesh, luftën ndaj korrupsionit dhe vjedhjeve të votave, dhe nuk besoj që prisnin gjë tjetër prej meje përveç asaj që kam bërë deri tashti, ekspozimin total të pislliqeve dhe pazareve të elitës që kryeson opozitën.

Që të jem më qartë, Berishën e nxorrëm nga varri dhe i dhamë jetë, dhe ky është fakt që e dinë të gjithë, por këtë nuk e bëmë që ky të ngrinte nga varri Ilir Metën dhe ta fuqizonte LSI në kurriz të PDsë.

Në fakt Berisha nënvlerësoi sinqeritetin tim dhe keqkuptojë aftësite dhe shpirtin tim luftarak, e cila nuk më lë të mos e çoj deri në fund atë që realisht nisëm me foltoret e 2021 – NDRYSHIM DHE RITHEMELIM TOTAL TE OPOZITES.

Këtë të fundit unë do ta arrij, me apo pa Berishën, me apo pa militantet e tij.

Berisha u tregua i pabesë me shumë nga ne, dhe unë këtë nuk ja fal. Prandaj ju ktheva, por nuk e kisha armik. Në armiqësi po e kthen ai vetë, dhe ata që ka rrotull, me këto metodat staliniste për të më luftuar se ju ekspozova lojën që po bënin në kurriz të këtij populli.

Në fakt unë do t’ju luftoj këtu ku jam – në Amerike. Jo se Amerika nuk ja dha shqelmin Berishës, por ju premtoj, që në këtë pikë, dorën s’do t’ja jap më kurrë, as Berishës dhe as familjes së tij.

Unë nuk i shërbej interesave individuale, por kauzave kombëtare.

Sa për atë PD që duhet të ishte partia opozitare e të djathtës, partia anti-komuniste, partia konservatore, partia e vlerave dhe e përfaqësimit dinjitoz të atyre që janë serioz për demokraci, di t’ju them që ajo PD do ringrihet në një pikë, ndoshta me emër tjeter, ndoshta me emrin dhe vulën aktuale, – por në këtë pikë ajo do ngrihet pa Berishën!!!. Ajo do bashkohet, do riorganizohet, do forcohet dhe do bëj opozitarizëm të djathtë, të fortë dhe të vërtet kundër Ramës dhe do të fitojë, sepse çdo gjë e ndershme sheh dritën e diellit një ditë. Po pa pastruar moçalin brënda kësaj opozite, nuk do t’ja dalim dot kurrë.

Nëse fjalët që them trazojnë narrativen falco që keni ndërtuar, ky mbetet problemi juaj. Presion demokratëve bëjini sa te doni, fakti është që këta njerëz thonë privatisht atë që unë e them publikisht. Këta demokrate që ju i terhiqni zvarrë nëpër fushatat e Metës, mezi presin të mbarojnë zgjedhjet, që të riorganizohen dhe të largohen pikërisht nga ju – kryesia, fut këtu dhe Berishën. Këta janë super të lodhur, të dekurajuar, pa shpresë për të ardhmen. Dhe nuk jam unë që po ju jap drejtim, jeni ju që po i zboni për ditë me pislliqet dhe pazaret që bëni. Lufta ime ishte të evitoja një Lul Bashe të dytë, pa e ditur në atë kohë që Lul Bashën e dytë po e fuste Meta, por gjithashtu pa ditur që Metës PD-në po ja jepte pikërisht Berisha.

Më kishin thënë që kështu e kishit drejtuar PD prej kohësh. Nuk e kisha besuar. Naivitet i imi sigurisht. Ama, më shumë kohë kalon, më shumë po kuptoj qe fatkeqësia e çfarë ka ndodhur këto 32 vjet, mund të jetë pikërisht Sali Berisha dhe Ilir Meta, dy personave që unë ju dola në krahë.

Nuk them që jam bërë pishman, sepse e kam kapacitetin t’i ndreq gabimet e mia, por ndërkohë, gjeni forcën dhe më thoni kujt i duket vetja si Kadri Hazbiu që dha këtë urdhër demokratëve që të ndërpresin komunikimet me mua?

Nëse nuk përgjigjeni, ftoj gazetarët ta pyesin Berishën a ka dhënë urdhër ky dhe a përbën ky urdhër demtim të demokracisë dhe të lirisë së fjalës?

Nëse po, misioni i Partisë Demokratike ka mbaruar!!’- shkruan Kokalari.

 

Advertisement