Connect with us

Rajon

Gjaku nuk bëhet ujë/ Putin, mbetet vëlla e shkuar vëllait

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç për vite të tëra eshte perpjekur të përfitoje politikisht nga lidhjet e tij të ngushta me Moskën, gjë që e ka ndihmuar ate të ruaj pushtetin.  Thashethemet kinse për prishje të marrëdhënieve u shfaqën në fillim të luftës në Ukrainë, të paktën publikisht, teksa edhe nisi një dishez e lehtë mes Beogradit dhe Moskës. Mirëpo, lind pyetja nëse marrëdhënia mes Vuçiqit dhe presidentit rus Vladimir Putin mund të prishet kaq lehtë dhe a është e gjitha kjo vetëm një shfaqje ndryshe për publikun? Sreçko Gjukiç, diplomat dhe ish-ambasador në një prononcim për mediat serbe, Eshte shprehur I bindur se asgje nuk eshte sic duket dhe se ka komunikim mes Beogradit dhe Moskës dhe se kjo shihet nga disa lëvizje të Vuçiç që kanë të bëjnë me Kosovën. Sipas tij, nuk ka rëndësi nëse ai komunikim është i drejtpërdrejtë apo kalon nëpër kanale të veçanta. I pyetur nëse mendon se presidenti i Serbisë mund të shkëputet nga  “përqafimi i Moskës”, Gjukic tha se përgjigja e kësaj gjenden në politikën radikale të partisë së Vuçiçit, teksa ky i fundit ka folur në disa raste për faktin se ai konsultohet rregullisht me presidentin e Rusisë dhe se prej gojës së tij, ende pa nisur agresioni rus, doli lajmi se Rusia do pushtonte Ukrainen. Me nisjen e luftes, kontaktet u ndërprenë përkohësisht. Të paktën zyrtarisht. Deri në maj 2022, kur Vuçiç dhe Putin folën në telefon dhe u pajtuan për nënshkrimin e një kontratë të re për furnizim me gaz. Ndërkohë, dolën informacione për disa “takime sekrete” me njerëz të afërt me Kremlinin. Pasi dështoi ideja që ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov do vizitonte Beogradin, teksa ishte nën sanksionet e BE-së, Vuçiç u takua me të në New York në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, por ne faqen zyrtare të Presidencës serbe nuk pati asnjë lajm për takimin dhe as një deklaratë për mediat.

 

 

 

Advertisement