Kosova
Vrau nënën/ Arsyeja…zbulohen detaje të reja nga krimi makabër në Pejë
Një ngjarje tronditëse ka ndodhur mbrëmjen e të premtes në Pejë, ku Urim Hyseni vrau nënën etij Hyrije Hyseni. Mediat në Kosovë kanë treguar detaje të këtij krimi makabër.
Sipas tyre djali i ka prerë kokën me thikë nënës së tij, pasi e akuzonte se ajo ishte bërë shkak që të ndahej nga bashkëshortja.
Nga këqyrja e vendit të ngjarjes është provuar se viktimës i është këputur koka me thikë, e pasi e kishte bërë këtë djali e kishte vendosur kokën e nënës së tij në tavanin e shtëpisë ndërsa trupin e kishte lënë në katin tjetër.
Megjithatë horrori nuk mbaron këtu, sipas mediave kosovare thuhet se dëshmitarët kanë ngritur dyshimin se djali i ka pirë edhe gjakun viktimës, nënës së tij.
Pas kryerjes së krimit, Hyseni u prangos nga Policia e Kosovës, megjithatë ai ende nuk ka folur, rreth ngjarjes së tmerrshme.
Në anën tjetër, prokurorja e rastit, Sahide Gashi, deklaroi se kanë siguruar edhe dëshmitarë okularë të ngjarjes.
“Kemi dalë në vendin e ngjarjes së bashku me njësitin e forenzikës ku janë izoluar të gjitha gjurmët, janë mbledhur të gjitha provat. Kemi urdhëruar autopsinë e të ndjerës, gjithashtu kemi siguruar autorë okularë të ngjarjes.
Kemi provuar që të dyshuarin ta marrim në pyetje, mirëpo i njëjti nuk ka qenë në gjendje në prani të mbrojtësit, kështu që kemi urdhëruar që nesër në prezencën e psikologut dhe avokatit mbrojtës të provohet të merret deklarata e tij.
Në bazë të të gjitha rrethanave do të urdhërojmë edhe ekzaminimin në institutin e psikiatrisë forenzike të të dyshuarit dhe do vazhdojmë me hetime deri në ndriçimin përfundimtar të këtij rasti”,-tha Gashi.