Politike
Posterat me gishtin e mesit, Këlliçi: Më vjen mirë për reagimet
Kandidati i koalicionit të opozitës “Bashkë fitojmë” për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka reaguar lidhur me komentet që po qarkullojnë për posterat e tij të fushatës. Në një reagim të shkurtër për “ABC”, ai është shprehur se i vjen mirë që ka pasur kaq shumë reagime dhe që qytetarët janë dakord me luftën kundër korrupsionit në Bashkinë e Tiranës. E po ashtu, shtoi se nëse zgjidhet kryebashkiak do të luftojë korrupsionin me çdo mjet.
“Më vjen mirë që ka pasur kaq shumë reagime dhe që qytetarët janë dakord me luftën ndaj korrupsionit të Bashkisë Tiranë. Korrupsioni është gangrena e shoqërisë sonë ndaj dhe lufta ndaj këtij fenomeni është në krye të axhendës sime. Me çdo mjet të mundshëm,”- Belind Këlliçi.
Në poster Belindi shfaqet me dy gishtat e mesit lart, ku sipas tij, është ajo çfarë ai do t’i tregojë korrupsionit nëse do të jetë kryetari i ardhshëm i Bashkisë. Ndërsa në poster shkruhet: Duart e Belos, kështu i drejtohen korrupsionit në Tiranë. Por posteri ka shkaktuar reagime të shumta.