Rajon
Vidhte kabllot e bakrit, arrestohet shqiptari në Greqi
Një 33 vjeçar shqiptar është vënë në prangat policisë greke pasi akuzohet për vjedhje. Shqiptari është arrestuar në zonën e Heraklion të Atikës, në momentin që po hiqte kabllot e bakrit nga nënstacioni i një kompanie elektrike dhe e dërguan në Departamentin e Sigurisë Heraklion.
Pas kontrollit në posedim të tij janë gjetur dhe konfiskuar: kabllot e bakrit të hequr, me peshë 25 kg, 3 prerëse, një levë metalike, një çekiç dhe një pasaportë false.
Shqiptari është dërguar në Prokurorinë Penale të Athinës.