Connect with us

Pinknews

Dua Lipa e konfirmon lidhjen e saj me regjisorin francez

Artistja shqiptare me fam botërore, Dua Lipa, duket se ka bërë publike lidhjen e saj. Përmes një InstaStory artistja ka dhënë një aludim të marrëdhënies që ndan me Romain Gavras. Në foto duket dora e Dua Lipës duke mbajtur një foto ku shihet këngëtarja duke qeshur me regjisorin francez.

Kjo është hera e parë që të dy shfaqen bashkë dhe duket se po e bëjnë publike lidhjen e tyre.

Edhe pse këngëtarja e ‘Levitating’ nuk ka folur e as ka shkruar asgjë, emoticoni i kuq i zemrës me polaroid konfirmon atë që shumëkush dyshoi, Dua Lipa ka gjetur sërish dashurinë, këtë herë në botën e kinemasë me Romain Gavras.

Advertisement