Connect with us

Shkrime

Tradhëtia e ka emrin Serbi, jo Kosovë

Abstenimi i Ukrainës për pranimin e aplikimit të Kosovës në Këshillin e Evropës ka dëshpëruar Serbinë. Mediat proqeveritare e kanë si “tradhti” qëndrimin neutral të Ukrainës ndaj Kosovës. Deputeti ukrainas, Oliksiy Goncharenko, tha se nëse ka tradhti në këtë mes, janë lidhjet politike të Serbisë me Rusinë. Ai foli edhe për qëndrimin e Ukrainës kundër pavarësisë së Kosovës dhe “ngurrimin” dhe “frikën” për ta njohur si shtet.

Ndonëse nuk e njeh si shtet, Kosova po i jepte përkrahje të pakusht Ukrainës, kur atë e sulmoi ushtarakisht Rusia. Serbia ndërkaq zgjodhi t’i qëndrojë në krah aleatit më të madh sllav, duke mos sanksionuar Rusinë dhe duke mbajtur marshe në përkrahje të saj gjatë agresionit ndaj Ukrainës. Këtë javë, Ukraina pati rastin të jepte shenja se ku qëndronte tani në raport me Kosovën.

Duket se Ukraina ka zbutur qëndrimin e saj, por jo aq sa t’i japë përkrahjen e plotë Kosoves në anëtarësim në Këshillin e Evropës. Ajo abstenoi në votimin për pranimin e aplikimit të saj në KiE. Por edhe me kaq, Kievi zhgënjeu pritshmeritë e Beogradit, në mediat e së cilës abstenimi i Ukrainës u quajt tradhti.

Deputeti ukrainas, Goncharenko, pjesë e delegacionit ukrainas në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, thotë se reagimet në Serbi janë deklarata manipulative, që nuk duhet të ndikojnë në agjendën politike të Ukrainës.

“Pozicioni i Serbisë në këtë çështje është i përkrahur nga Rusia dhe disa shtete të tjera, të cilat nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Akuzat e Serbisë ndaj Ukrainës se ka “tradhtuar solidaritetin sllav” dhe ka përkrahur interesat perëndimore, duken si deklarata manipulative, që nuk duhet në asnjë mënyrë ta ndikojnë agjendën politike ukrainase” – deklaroi deputeti ukrainas

Sipas tij, nëse ka diçka që duhet të quhet tradhti, është fakti që Serbia vazhdon të mbajë lidhje diplomatike dhe politike me Rusinë, teksa mijëra ukrainas po vriten nga agresorët rusë.

“Serbia është tradicionalisht aleate kyçe e Rusisë në Ballkan dhe kjo situatë vërtetë nuk ka ndryshuar as pas sulmit rus ndaj Ukrainës”, tha Goncharenko, I cili është tashmë i njohur për lobimin që bën në Ukrainë dhe në instancat evropiane për Kosovën. Ai eshte falenderues per mbështetjen që kosovarët i kanë bërë ukrainasve dhe thotë se njohja e Kosovës është në vijën e vlerave që përfaqëson edhe Ukraina.

Deputeti ukrainas, i pyetur se sa janë shanset që Ukraina ta njohë Kosovën, ka dhënë pikëpamjen e tij mbi atë se çfarë e shtynë shtetin ish-sovjetik që të mbajë qëndrim kundër pavarësimit të Kosovës.

Sipas tij, e para, ka fuqi politike në Ukrainë që i druhen reagimit të Rusisë ndaj Ukrainës, nëse njihet Kosova shtet, por kjo, thotë deputeti, është “pozicion i dobësisë”.

Arsyeja tjetër që e mban Ukrainën kundër njohjes së Kosovës, sipas Goncharenko, është krahasimi se nëse nuk respekton integritetin territorial që pretendon Serbia, mund të shkelet edhe integriteti territorial i Ukrainës, krahasim ky qe sipas tij Këteshte I paqëndrueshëm.

 

Advertisement