Connect with us

Kosova

SHBA-BE në kurthin e Aleksandër Vuçiç

“Diplomatët amerikanë mbështesin me forcë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, të cilën ai e sheh si një instrument për “vetëqeverisjen” serbe. Amerikanët gjithashtu kanë ringjallur bashkëpunimin ushtarak dhe kanë siguruar një sasi të madhe fondesh përmes bankave multilaterale evropiane të zhvillimit. Ankesat për korrupsionin në Serbi janë të pakta. Ky qetësim nuk ka dhënë ndonjë rezultat pozitiv” – keshtu shkruan analistiamerikan Daniel Serwer

“Por nderkohe ndarjet po i pengojnë evropianët. Kryeministri hungarez Orban vepron si mbrojtës i Vuçiqit dhe Dodikut, duke parandaluar sanksionet ndaj të dyve. Franca dhe Holanda kanë vënë frena në perspektivat e zgjerimit për Maqedoninë, Shqipërinë dhe Bosnjën. Kjo gjithashtu zvogëlon atraktivitetin e BE-së në Serbi dhe Mal të Zi. Pesë vendet anëtare të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën po pengojnë çdo konsensus të vërtetë në favor të saj, edhe në votimin relativisht të pakontestueshëm të Këshillit të Evropës të javes qe shkoi për procesin e pranimit të Prishtinës”.

Sipas Serwer, “SHBA dhe BE po dështojnë në Ballkan. Ata duhet të ndryshojnë drejtim. Analiza e tyre bazë është e gabuar. Ata mbështeten te Serbia, si shteti kyç në rajon, për të siguruar stabilitet në bashkëpunim me Kroacinë dhe Shqipërinë. Por Serbia është një fuqi revizioniste. Ajo dëshiron të qeverisë të gjithë serbët në rajon. Kroacia dhe Shqipëria kanë ambicie më të ulëta, por ato shkojnë në të njëjtin drejtim: duan të kontrollojnë bashkatdhetarët e tyre në Bosnjën dhe Kosovën fqinje” – përfundon analizën e tij Serwer.

 

Advertisement