Aktualitet
Rritja e të infektuarve, hapet spitali COVID 3 në Tiranë
Është hapur mëngjesin e sotëm spitali COVID-3 në vend, që do të shërbejë për trajtimin e pacientëve të infektuar me koronavirus.
Spitali Covid-3 ndodhet në ambientet e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, tek ish-kirurgjia e vjetër, ndërsa mësohet se përmban 150 shtretër.
Ditën e djeshme, nga raportimi i Ministrisë së Shëndetësisë, 301 pacientë ndodhen të shtruar në dy spitalet e para COVID.
gazeta shqip/

