Connect with us

Kronike

Qarkullonte me pistoletë duke alarmuar qytetarët, arrestohet i riu

Policia e Lushnjes ka zhvilluar kontrolle për kapjen e shtetasve që qarkullojnë me armë zjarri apo me sende të paligjshme, teksa ka vënë në pranga një 30-vjeçar me precedent të mëparshëm penal për vrasje.

Mësohet se 30-vjeçari u kap në flagrancë gjatë kontrolleve të Policisë, teksa qarkullonte me sende të paligjshme në automjetin e tij.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë ndaluar për kontroll automjetin tip “Benz” në të cilin udhëtonte shtetasi M. P.

Gjatë kontrollit në çantën e krahut të këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur 1 pistoletë, 1 krehër me 7 fishekë dhe 1 thikë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Advertisement