Connect with us

Kronike

Sherri për 5 euro/ Vritet me çekiç 29-vjeçari shqiptar

Një 29-vjeçar shqiptar është gjetur pa jetë në një plantacion marijuhane. Mediat spanjolle raportojnë se shkak për vdekjen e tij është bërë një sherr, që ka nisur për jo më shumë se 5 euro, por që mori jetën e një personi. E gjithë ngjarja është zbuluar sot, por hetimi ka nisur që më 4 mars, kur i riu shqiptar u raportua i zhdukur. Miqtë e viktimës shkuan në komisariat dhe i shpjeguan se i riu, shtetas shqiptar por i pa identifikuar me emër, ishte zhdukur dhe se prej ditësh nuk kishin marrë vesh asgjë për fatin e tij.

Miqtë e të riut e dinin se ai jetonte në një shtëpi në Can Fornaca, e atje u gjet dhe u arrestuar një spanjoll 52-vjeçar, i cili dyshohet se e ka goditur shqiptarin me çekiç në kokë, duke i shkaktuar vdekjen dhe trupin më pas e la në pyll. E gjitha për 5 euro.

Megjithatë u vendos në pranga dhe të enjten e kaluar, më 11 maj, pasi qëndroi dy ditë në komisariatin e Santa Coloma, autori u la në burg. Por kuk është krimi i parë i këtij viti që lidhet, në një mënyrë apo tjetër, me kultivimin dhe trafikimin e marijuanës në Katalonjë. Në ditën e Sant Jordi, një i ri ka mbetur i vdekur para spitalit Trueta në Girona , një shqiptar, gjithashtu me histori në biznesin e drogës. Në mars, një burrë u gjet i vdekur në një fermë në Cantallops, duke rritur frikën e luftës mes bandave.

Advertisement