Connect with us

Aktualitet

Ndërtim pa leje në Karaburun, IKMT dhe Policia shembin strukturën

IKMT dhe Policia e Shtetit kanë ndërhyrë në gjirin e Shën Janit, në zonën e mbrojtur të Karaburunit, ku është konstatuar një strukturë e ndërtuar pa leje.

Objekti, i ndërtuar kryesisht me dru, shërbente si lokal dhe restorant. Pas konstatimit të ndërtimit, strukturat inspektuese kanë ndërmarrë procedurat për prishjen e tij.

Në operacion kanë marrë pjesë drejtues të institucioneve përgjegjëse, mes tyre drejtori i Policisë Skënder Hita, kryeinspektori i IKMT-së Afrim Qëndro dhe drejtori i Policisë së Vlorës, Edvin Ndreu.

Gjatë ndërhyrjes, policia ka shoqëruar dhe ndaluar një person, i cili dyshohet se lidhet me ndërtimin e objektit pa leje.

Kontrollet në zonën e Karaburunit po vijojnë për identifikimin e ndërtimeve të tjera që mund të jenë kryer në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.

Ndërkohë, pritet që verifikimet e mëtejshme të përcaktojnë rrethanat e rastit dhe përgjegjësitë ligjore të personave të përfshirë.

Advertisement