Connect with us

Bota

Probleme shëndetësore, Lukashenko shtrohet në spital

Lideri i Bjellorusisë  Alexander Lukashenko është shtruar në spitalin në Minsk.

Mediat e huaja shkruajnë se ai mbërriti në spital rreth orës 19:00  ndërsa të gjitha rrugët përreth ruheshin nga roje të armatosura .Lukashenko bëri paraqitjen e tij të fundit publike më 9 maj në një paradë ushtarake në Moskë së bashku me presidentin rus Vladimir Putin, dhe shëndeti i tij  ishte në qendër të shumë komentuesve.

Ndryshe nga liderët e tjerë që morën pjesë në festë, Lukashenko nuk mori pjesë as në drekën zyrtare me Vladimir Putin. Sipas pamjeve të publikuara, ai kishte të fashuar dorën e djathtë, duke ngritur spekulimet rreth shëndetit të tij.

Advertisement