Connect with us

Pinknews

“Gjatë karantinës kemi bërë shumë…”, Bebe Rexha tregon për jetën intime me të dashurin

Këngëtarja Bebe Rexha ishte në qendër të vëmendjes përsa i përket një romane të re, por ajo vendosi që ta zyrtarizonte atë në shtator.

Ajo i uronte ditëlindjen me një foto ku kishte mbuluar portretin e partnerit. Mediat e huaja zbuluan shumë shpejt se i dashuri i saj i ri është Keyan Safyari.

Së fundmi, këngëtarja ka treguar në një intervistë për “People” se si po i shkon lidhja e saj me Keyan. Bebe ka treguar se ai është një njeri shumë i ëmbël dhe se e mbështet shumë.

“Ai është shumë i ëmbël dhe më mbështet, ai është thjesht i mrekullueshëm. Ai është në industrinë e argëtimit, por është në anën tjetër të saj, kështu që ai e kupton. Ai është atje në çdo moment për mua. Por nuk dua që fansat e mi të dinë shumë për këtë gjë, sepse unë jam nga ata persona që nuk dua të njihem për lidhjet e mia, por për artin tim. Por mendoj se kam gjetur vërtetë dikë që është shumë special dhe më bën të lumtur. Kështu që ndihem shumë me fat. Dhe ai është me fat- ai është më me fat“, ka treguar këngëtarja.

Kur është pyetur se çfarë e bën lidhjen të funksionojë, Bebe është përgjigjur:

“Të kuptuarit dhe komunikimi janë shumë, shumë të rëndësishme dhe unë jam shumë transparente. Kështu që mendoj se ajo ç’ka është e rëndësishme për një lidhje është transparenca dhe komunikimi. Kjo është diçka e rëndësishme për jetën dhe marrëdhëniet“, tha Bebe.

Si e ka kaluar Bebe karantinën me të dashurin e saj?

“Kemi gatuar, kemi ngrënë dhe kemi bërë shumë s***”, është përgjigjur këngëtarja.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *