Connect with us

Kosova

Paralajmëron Shasha: Kosova do të bëjë kompromise jo të lehta

Drejtori i Institutit EPIK, Demush Shasha, ka deklaruar se kosovarët duhet të jenë të vetëdijshëm që në procesin negociator me Serbinë, Kosova do të bëjë kompromise që nuk do të jenë të lehta. Ai ka thënë se kompromiset do të kërkohen pasi komuniteti perëndimor synon ta integrojë Serbinë në strukturat euroatlantike.

Shasha ka shtuar se barra e jetësimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe i bie specifikisht kryeministrit Albin Kurti, i cili për vite me radhë, siç thotë ai, e ka demonizuar këtë fjalë. Sipas tij, aktualisht Kosova është në një pozitë status-quo, megjithatë është proaktive pasi ka propozuar modelin kroat të krijimit të Asociacionit.

Gjithashtu drejtori i Institutit EPIK ka vlerësuar se dialogu Kosovë-Serbi është lënë në kompetencat e nivelit më të ulët diplomatik nga ndërkombëtarët.

“Vuçiqi dhe Kurti po e vërejnë këtë mungesë të vëmendjes ndërkombëtare dhe prej ketij shkaku nuk janë të gatshëm të hyjnë më thellë në dialog” – ka deklaruar Demush Shasha

Advertisement