Connect with us

Sport

Gjykata i ‘fundos’, bardhezinjtë mbeten pa Champions League

Gjykata në Itali ka marrë parasysh kërkesën e Prokurorisë dhe ka dënuar Juventusin me 10 pikë. Tanimë është zyrtare, Zonja e Vjetër do jetë jashtë Champions League sezonin që vjen. Kanë shpëtuar nga dënimi ish-drejtuesit.

“E thirrur nga Collegio di Garanzia dello Sport për të rinovuar vlerësimin e saj për sanksionin që do t’i vendoset Juventusit për të ashtuquajturën ‘çështja e fitimeve kapitale’, Gjykata Federale e Apelit ka sanksionuar klubin bardhezi me dhjetë pikë dënimi në renditje.

Gjykata gjithashtu liroi nga akuzat e ngarkuara Pavel Nedved, Paolo Garimberti, Assia Grazioli Venier, Caitlin Mary Hughes, Daniela Marilungo, Francesco Roncaglio dhe Enrico Vellano” – Shkruhet në njoftim.

Kështu, me rënditjen e re, ekipi i Allegrit ka 59 pikë në rënditje dhe gjendet në vendin e tetë. Kualifikimi në Europë mbetet një mision i vështirë, duke parë edhe konkurencën e madhe.

Advertisement