Connect with us

Bota

Si mund t’i luftojë OBSH-ja pandemitë në të ardhmen?

Janë duke u kryer negociata dhe krijuar plane nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), se si të përballet me pandemitë, nëse ndodh që të ketë ndonjëherë në të ardhmen.

Më 24 maj 2024 pritet që të realizohet një marrëveshje ligjërisht e detyrueshme e që duhet të miratohet nga 194 vendet anëtare të organizatës.

Për shefin e OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, një pakt i ri është prioritet tani, duke shtuar se “të gjithë duhet të kemi angazhim brezash në mënyrë që mos t’i kthehemi ciklit të vjetër të panikut dhe neglizhencës”, në asamblenë vjetore të agjencisë së OKB-së.

Ky pakt i kërkuar ka për qëllim të mbështet dhe ngjallë organizatat dhe trupat mbrojtës në gjithë botën në luftën kundër patogjenëve të mundshëm pas pandemisë së COVID-19, e cila vrau afër 7 milionë njerëz në gjithë botën.

Çfarë është ky traktati pandemik?

OBSH-ja tashmë ka rregulla të detyrueshme të njohura si Rregulloret Ndërkombëtare të Shëndetit, me të cilat që nga viti 2005 përcaktohen detyrimet për ato vende ku ngjarje që kanë të bëjnë me shëndetin publik kanë potencial për t’i kaluar kufijtë. Këto përfshijnë këshillimin e menjëhershëm të OBSH-së për një emergjencë shëndetësore dhe masat për tregtinë dhe udhëtimin.

Këto rregullore, të cilat u miratuan gjatë përhapjes së virusit SARS në vitet 2002-2003, aktualisht shihen si të përshtatshme në rast të përhapjes së sëmundjeve si Ebola, por të pamjaftueshme për një pandemi në nivel global.

Pas përhapjes së COVID-19, këto rregullore janë duke u shqyrtuar.

Vendet anëtare kanë vendosur që traktati i ri më gjithëpërfshirës i pandemisë, duhet të jetë ligjërisht i zbatueshëm për ata që regjistrohen duke kapërcyer dyshimet e hershme nga Kombet e Bashkuara.

Pas Konventës Kuadër të vitit 2003 për Kontrollin e Duhanit, një traktat që përpiqet të dekurajojë pirjen e duhanit nëpërmjet taksave dhe rregulloreve për etiketimin dhe reklamimin, ky traktat i pandemive do të ishte pakti i dytë shëndetësor i këtij lloji.

Megjithatë, ky traktat ka tërhequr kritika në rrjetet sociale, kryesisht nga kundërshtarët e krahut të djathtë, të cilët shqetësohen se mund të rezultojë në transferimin e pushtetit nga shtetet tek OBSH-ja.

Organizata e kundërshton këtë, duke theksuar se qeveritë janë në krye të diskutimeve dhe kanë të drejtë të refuzojnë marrëveshjen.

Si e shohin shtetet këtë traktat?

Përkrahësi kryesor i marrëveshjes shihet të jetë Bashkimi Evropian, i cili e propozoi vetë këtë traktat. Pas akuzave për “aparteidin e vaksinave” nga shefi i përgjithshëm i OBSH-së Tedros, vendet në zhvillim, veçanërisht ato në Afrikë, janë të interesuar për të shfrytëzuar diskutimet që të përmirësohet qasja në vaksina.

Drafti më i fundit prej 208 faqesh, i cili u arrit pas pesë rundesh diskutimesh zyrtare, ka ende shumë paqartësi sidomos terminologji të paqartë, si përkufizimi i fjalës “pandemi”.

Me kaq shumë vende anëtare të përfshira, nënshkrimi i marrëveshjes mund të jetë më i ndërlikuar.

Si do të funksiononte?

Nuk është ende e qartë se si rregulloret e vitit 2005 dhe marrëveshja e re e pandemisë mund të përshtaten së bashku.

Mirëpo, sugjerohet se ato duhet të jenë plotësuese, në mënyrë që rregullat ekzistuese të zbatohen për përhapje lokale me rregullat e reja që fillojnë nëse OBSH-ja shpall një pandemi – diçka që aktualisht nuk ka mandat për ta bërë.

Gjithashtu, nuk është ende e qartë se çfarë ndodh nëse nuk respektohen masat. Një bashkë-drejtues i bisedimeve tha se do të preferohej që të kishte një proces rishikimi me kolegët nga shtetet, në vend se të sanksionoheshin shtetet që nuk pajtohen.

Çfarë reformash tjera janë në proces?

Gjithsej 300 amendamente janë propozuar nga kombet në diskutime të veçanta mbi reformimin e udhëzimeve të vitit 2005.

Sugjerimet fillestare nga Uashingtoni kërkuan transparencë dhe t’i sigurojnë OBSH-së qasje më të shpejtë në zonat epidemike.

Sidoqoftë, OBSH-ja pretendon se Pekini ende po fsheh të dhëna klinike nga rastet e hershme që mund të përfshijnë tregues për origjinën e virusit SARS-CoV-2. Kina lejoi ekipet e ekspertëve të udhëhequr nga OBSH-ja që të vizitojnë epiqendrën e COVID-19 në Vuhan./REL

Bota

Humbi kontrollin e motorit dhe u përplas me shtyllën, vdes shqiptari në Itali

Një 40-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti me motor në qytetin e Fermos në Itali.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme (12 maj). Shqiptari ishte duke lëvizur me një shok 39-vjeçar me motor, por ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë është përplasur me një shtyllë.

Përplasja ishte fatale, nuk mund të bëhej asgjë për shoferin, ndërsa pasagjeri u transportua në gjendje të rëndë për në spitalin rajonal Torrette në Ankona, raportojnë mediat italiane.

Continue Reading

Bota

E rëndë, aksidentohet autobusi me nxënës, 11 persona humbin jetën

Të paktën 11 persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor në ishullin Java, në Indonezi.

Sipas mediave të huaja, aksidenti ka ndodhur mes qyteteve Depok dhe Lembang.

Autobusi i shkollës, i cili transportonte mbi 60 nxënës dhe mësues, u përplas me një makinë dhe tre motoçikleta.

Në mesin e pasagjerëve të vdekur, ka nëntë gjimnazistë dhe një profesor.

Gjithashtu, janë 13 të plagosur rëndë.

Continue Reading

Bota

Ish-presidenti Trump shton sulmet personale ndaj Robert Kennedy: Kandidat fals!

Ish-presidenti Donald Trump njihet për sulmet e vazhdueshme dhe ndonjëherë personale ndaj rivalëve kryesorë, si presidenti Joe Biden. Rishtazi, ai e ka intensifikuar këtë përqasje ndaj kandidatit të pavarur për president Robert F. Kennedy Jr. Trump postoi këtë javë një video rreth katëminutëshe ku e quan zotin Kennedy një kandidat fals të demokratëve dhe një “liberal radikal i majtë” që është nxjerrë si kandidat për të ndihmuar presidentin demokrat. Ish-presidenti Trump sulmoi të gjithë anëtarët e familjes Kennedy, duke i quajtur “një tufë të çmendurish”.

“Ai nuk është republikan, kështu që nuk mendoj se mund të votoni për të dhe të ndiheni mirë”, u tha kandidati i pritshëm për president i Partisë Republikane mbështetësve të tij në rrjetin Truth Social

Bërja e sulmeve të tilla të ashpra ndaj zotit Kennedy mund të jenë një sinjal për shqetësimin e zotit Trump dhe ekipit të tij elektoral për kandidimin e pavarur të zotit Kennedy në një garë elektorale që pritet të jetë e ngushtë dhe kur një kandidat i tretë mund të tërheqë mjaftueshëm vota për të dëmtuar njërin prej kandidatëve kryesorë.

Ndërsa gjendemi gjashtë muaj larg ditës së zgjedhjeve, për të cilat amerikanët kanë shprehur pakënaqësinë e tyre për një ripërballje Trump-Biden, zoti Kennedy është vetëofruar si një alternativë. Disa nga çështjet tek të cilat ai është përqëndruar, si mbështetja e vendosur për Izraelin dhe kritikat ndaj masave izoluese që u bënë për pandeminë, mund të jenë më tërheqëse për votuesit konservatorë, se sa ata demokratë.

Anketimet e deritanishme tregojnë se shumë më tepër republikanë se sa demokratë kanë një opinion të favorshëm për zotin Kennedy, megjithëse shumë amerikanë nuk kanë njohuri të mjaftueshme se çfarë ai përfaqëson. Në një anketim në shkurt të Qendrës për Studime të Çështjeve Publike, të agjencisë së lajmeve Associated Press, mbi gjysma e republikanëve, 53%, kanë opinion më të favorshëm për zotin Kennedy, krahasuar me 30% të demokratëve. Rreth një e katërta e votuesve nga të dyja partitë thanë se nuk dinin mjaftueshëm rreth tij.

Ekipi elektoral i zotit Kennedy thotë se ai rrezikon si zotin Trump ashtu edhe zotin Biden, i cili gëzon mbështetjen e disa anëtarëve të vetë familjes Kennedy dhe e quan “nder të jashtëzakonshëm” mbështetjen e tyre për kandidimin e tij. Presidenti Biden përgjithësisht nuk e përmend zotin Kennedy, i cili në të kaluarën e ka sfiduar si kandidat brenda Partisë Demokrate, përpara se të fillonte fushatën si kandidat i pavarur.

Zoti Kennedy ka sfiduar edhe zotin Trump, duke i kërkuar që të bëjnë një debat gjatë një aktiviteti ku do të marrin pjesë të dy, megjithëse në ditë të ndryshme.

Megjithatë, zoti Kennedy ka sfida të vështira përpara.

Si kandidat i pavarur, emri i tij nuk mund të shfaqet automatikisht në fletëvotime. Atij i duhej të punojë shumë për të siguruar firma për kandidimin në të 50 shtetet, proces për të cilin ka thënë se do ta realizojë brenda verës. Sipas ekipit të tij elektoral, ai e ka arritur këtë tashmë në pesë shtete, në Kaliforni, Dellauer, Miçigan, Oklahoma dhe Jutah, si dhe ka mbledhur firmat edhe për tetë shtete të tjera. Në disa prej këtyre shteteve, zyrtarët zgjedhorë nuk kanë arritur ende të bëjnë verifikimin e firmave.

Zoti Kennedy thotë se pozicionimi i tij i fortë në disa anketime në nivel kombëtar i jep baza për ta konsideruar veten një kandidat konkurues, megjithëse anketimet e këtilla janë përgjithësisht jo shumë të besueshme në një fazë kaq të hershme elektorale.

Krahas dallimeve, ekzistojnë edhe disa çështje për të cilat zoti Kennedy dhe zoti Trump duket se janë në të njëjtën linjë.

Si zoti Trump, edhe zoti Kennedy është një mbështetës i vendosur i Izraelit në luftën ndaj Hamasit. Në prill, ai sugjeroi se procesi hetimor dhe gjyqësor ndaj personave që morën pjesë në sulmin e dhunshëm ndaj Kapitolit në 6 janar 2021, mund të jetë i motivuar politikisht. Ky qëndrim e vendos atë në të njëjtën linjë me zotin Trump dhe aleatët e tij.

Zoti Kennedy bëri megjithatë edhe kritika ndaj zotit Trump, duke thënë se sulmi në Kapitol u bë me “inkurajimin” e zotit Trump dhe “në kontekstin e iluzionit të tij se zgjedhjet ja vodhën”. Sidoqoftë, zoti Kennedy ka thënë se nëse do të bëhej president, ai do të emëronte një prokuror të posaçëm që do të hetonte nëse zoti Trump u përzgjodh politikisht për t’u hetuar.

Zoti Kennedy gjithashtu e ka akuzuar zotin Trump për dëmin ekonomik ndaj klasës së mesme. Zoti Kennedy i quajti masat izoluese gjatë pandemisë “gjëja më e keqe që bëri për vendin”, megjithëse pranoi në të njëjtin fjalim se ish-presidenti Trump “fajësohet për shumë gjëra që nuk i ka bërë”./VOA

Continue Reading

Bota

“Sillni në jetë më shumë fëmijë…”/ Papa Françesku thirrje italianëve

Papa Françesku vijon me fushatën e tij për të nxitur italianët që të bëjnë fëmijë. Ati i Shenjtë bën thirrje për politika afatgjata për të ndihmuar familjet dhe duke paralajmëruar se kriza demografike e vendit po kërcënon të ardhmen.

“Numri i lindjeve është treguesi i parë i shpresës së një populli”-tha Françesku në një mbledhje vjetore të grupeve pro-familjare.

Pa fëmijë dhe të rinj, një vend humbet dëshirën për të ardhmen.

Norma e lindjeve në Itali, tashmë një nga më të ulëtat në botë, ka rënë vazhdimisht për rreth 15 vjet dhe ka arritur një rekord të ulët vitin e kaluar me vetëm 379,000 foshnja të lindura. Me mbështetjen e fortë të Vatikanit, qeveria e krahut të djathtë e udhëhequr nga Giorgia Meloni po vijon po ashtu një fushatë për të inkurajuar të paktën 500,000 lindje në vit deri në vitin 2033.

Françesku bëri thirrje për strategji dhe politika politike afatgjata për të inkurajuar çiftet të kenë fëmijë.

Problemi i botës sonë nuk është të lindin fëmijë, është egoizmi, konsumizmi dhe individualizmi që i bëjnë njerëzit të ngopur, të vetmuar dhe të pakënaqur.

Rikujtojmë, se kryeministrja italiane Giorgia Meloni, ka thënë përmes një video-mesazhi se Papa Françesku do të marrë pjesë në takimin e liderëve të Grupit të Shtatë (G7) të ekonomive më të fuqishme të botës, i cili do të zhvillohet nga 13 deri më 15 qershor, në Pulia, në Itali. Është hera e parë që një Papë merr pjesë në një takim të G7. Pjesëmarrja e tij do të ketë të bëjë me një diskutim mbi inteligjencën artificiale. “Falënderoj nga zemra Papa Françeskun për pranimin e ftesës, prania e tij shton vlerë të konsiderueshme për vendin tonë dhe për të gjithë Grupin e Shtatë”-theksoi Meloni.

Continue Reading

Bota

I rrëmbyen dhe vranë vajzë/ Pamjet kur nëna në gjyq qëllon me 7 plumba autorin

Bija e Marianne Bachmeier u rrëmbye e u vra barbarisht në vitin 1980.

Në ngjarjen tragjike dhe të pazbardhur ende në detaje, bija 7-vjeçare e Marianne Bachmeier, Anna, ishte gjetur e vdekur më 5 maj 1980.

Klaus Grabowski kishte pranuar vrasjen e pashpjeguar të fëmijës dhe u gjykua për krimin që supozohet se kishte të bënte me abuzim seksual të të miturës tragjike.

Kjo e fundit mohohej nga i akuzuari, por 35-vjeçari kishte një dënim të mëparshëm për ngacmime seksuale ndaj të miturve.

Gjyqi nisi më 4 mars 1981, dhe në ditën e tretë Bachmeier shkoi në gjykatë me një pistoletë Beretta 22-. Ajo qëlloi tetë plumbat nga të cilët gjashtë goditën Grabowski, i cili vdiq në sallën e gjyqit ndërsa Bachmeier u arrestua dhe gjykua për vrasjen e tij.

Gruaja u bë e njohur në Gjermani si “Nëna hakmarrëse” ndërsa debate të ndryshme ngrinin pikëpyetje mbi drejtësinë e ekzekutimit të vrasësit të bijës së saj dhe ndoshta dhe përdhunuesit të të miturës.

Miliona fëmijë zhduken çdo vit në botë të përfshire në rrjete mizore trafiku e abuzimi.

Rrjedhimisht në vitin 1983, Bachmeier u shpall fajtore për vrasje nga pakujdesia dhe u dënua me gjashtë vjet burg, por nëna e fëmijës së vdekur kreu vetëm gjysmën e dënimit.

Një rindërtim video i aktit të hakmarrjes nga Bachmeier në sallën e gjyqit është shfaqur së fundmi në rrjetin YouTube duke bërë që një përdorues të komentonte: “Dhe unë si nënë e tre fëmijëve dhe gjyshe e 4 të tjerëve, do të kisha bërë të njëjtën gjë”.

Një tjetër komentonte: “Kjo nënë ka kaluar aq dhimbje e vuajtje në jetën e saj, po aq sa bija e saj e vogël që është torturuar, prandaj më shumë njerëz duhet të dinë për këtë fenomen”, shkruan rrjeti Ladbible.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING