Aktualitet
Lufta/ Zgjatet vendimi, ukrainasit do të qëndrojnë edhe një vit në Shqipëri
Qeveria shqiptare ka zgjatur afatin për qëndrimin pa leje të ukrainasve në Shqipëri. Sipas VKM-së së bërë publike ditën e sotme, ukrainasit që ikin nga lufta mund të hyjnë dhe qëndrojnë në Shqipëri pa leje për 2 vite
VKM:
V E N D I M PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.169, DATË 18.3.2022, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E AFATIT TË HYRJES DHE QËNDRIMIT TË SHTETASVE TË UKRAINËS NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 29, të ligjit nr.79/2021, “Për të huajt”, me propozimin e ministrit të Brendshëm dhe të ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në pikën 1, të vendimit nr.169, datë 18.3.2022, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e afatit të hyrjes dhe qëndrimit të shtetasve të Ukrainës në Republikën e Shqipërisë”, togfjalëshi “… 1 (një) vit …” zëvendësohet me “… 2 (dy) vjet …”.
2. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
Më 18 mars të 2022, Qeveria vendosi që ukrainasit mund të hyjnë dhe të qëndrojnë në Shqipëri për 1 vit