Connect with us

Aktualitet

Zjarri në ambientet e SHISH në Elbasan, zbulohet shkaku

Sot u përfshinë nga flakët ambientet e godinës së Shërbimit Informativ Shtetëror të Elbasanit. Bëhet e ditur se janë djegur disa dokumente me procesverbale, por nuk raportohet për persona të lënduar. Nga godina e SHISH janë parë të dalin shtëllunga tymi. Burime për “Top Channel” raportojnë se zjarri është shkaktuar nga djegia e e një kompjuteri jashtë funksionit.

“Është e paqartë se përse duhet të digjej i gjithë kompjuteri, kur sipas protokollit të asgjësimit të SHISH për kompjuterin kompjuterik parashikohet vetëm djegia e hard drive, trurit të kompjuterit, ku ruhet gjithçka që është shkruar në atë kompjuter”, thotë gazetari Muhamed Veliu.

Një burim nga SHISH ka treguar dokumentet e burimeve të ruajtjes së inteligjencës shqiptare si në aparatin qëndrues në Tiranë dhe drejtoritë rajonale.

“Dokumentacioni zor se prek, pasi ruhet në kasaforta. Janë me sistem sinjalizimi dhe antizjarr. Një elektronikë e ka ai që prodhon. Pastaj kalon të tjera tek 2-3 drejtues të drejtorisë në bazë. Dokumentet ruhen elektronikisht edhe në të paktën 2 sistemet e koduara tepër të sigurta të njohura si rrjeti i fshehur“, deklaroi në kushtet e anonimatit burimi në SHISH.

“Nëse bëhet fjalë për djegie dokumentesh të printuara gabime apo dokumente jo të klasifikuara, të pavlefshme, ato digjen në tipin e tyre apo vende të tjera të përshtatura, jashtë zyrave. Po në ato procesverbale të komisionit të punës nga 3 punonjës të SHISH”.

Gezetari Muhamed Veliu, raporton se një muaj më parë Drejtoria e Sigurimit të Personelit të parë nën drejtimin e një drejtorie të BS, ushtroi një inspektim në drejtorinë e SHISH, Elbasan. Inspektimi lidhet me perfomancën e kësaj drejtorie në informacionin e prokurorisë dhe policisë lokale për krimin e saj në këtë qytet.

Advertisement