Connect with us

Kosova

Asociacioni/ Bëjeni tani, në të kundërt…

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se formimi i Unionit të Komunave me shumicë serbe është detyrë urgjente për Kosovën.

Ai theksoi se asociacioni është element thelbësor në marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve me Beogradin dhe se ajo duhet të zbatohet si e tillë, në mënyrë që të sigurohet anëtarësimi i Kosovës në strukturat evropiane dhe euroatlantike.

“Kosova u angazhua në vitin 2013 për krijimin e Bashkësisë së Komunave me shumicë serbe. Ne kemi qenë shumë të qartë për një kohë të gjatë dhe presim që do të bëhet, dhe tani është një çështje edhe më urgjente sepse është një element thelbësor i përgjegjësisë së Kosovës dhe përkushtimit të saj edhe ndaj Marrëveshjes së Brukselit për normalizimin e marrëdhënieve” – deklaroi Hovenier

Advertisement