Connect with us

Kronike

EMRI/ Tentoi të vriste me sëpatë fqinjin, vihet në pranga i riu

Policia e Pogradecit ka arrestuar një 38-vjeçar pasi ky i fundit ka tentuar të vrasë me sëpatë fqinjin e tij, pas sherrit banal.

Falë ndërhyrjes së shpejtë dhe veprimeve profesionale policore, policia arrestoi Erjon Shaqollari, 38 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se pasditen e djeshme, pas një konflikti për motive të dobëta, ka dëmtuar me mjet prerës (sëpatë), fqinjin e tij, shtetasin K. H., 61 vjeç, banues në Pogradec, i cili aktualisht merr ndihmë mjekësore, në spitalin e Pogradecit dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, shërbimet e Policisë i gjetën 38-vjeçarit, nga kontrolli fizik, një tjetër mjet prerës (thikë), i cili iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

 

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Advertisement