Connect with us

Bota

Tërmeti-Greqi/ Lot dhe dhimbje për të rinjtë që vdiqën të përqafuar

Tërmeti në Egje ka shkaktuar dhimbje dhe lot edhe në ishullin grek Samos, aty ku humbën jetën një 15 vjeçare dhe një 17 vjeçar. Sipas dëshmive të banorëve, dy fëmijët kishin lënë shkollën dhe po ktheheshin në shtëpi kur kaluan në rrugën e ngushtë që përdornin pothuajse çdo ditë. Të njëjtat dëshmi tregojne se në kohën e tërmetit, studenti 17-vjeçar përqafoi të dashurën e tij 15-vjeçare për ta mbrojtur, por pa imagjinuar se ai do të ishte përqafimi i tyre i fundit.

Babai i Arisit u shpreh- “Unë kuptova që diçka nuk shkonte kur ai nuk ma hapi telefonin” –  tha z. Komninos, për protothema.gr.

“Ata ishin dy fëmijë të dashur. Djali im ishte i lumtur me Claire. Ata u larguan per ne parajse të përqafuar”

“Të trishtuar pafund për ty dhe Claire. Disa ditë më parë ju ishim të lumtur në ditëlindjen e saj. Ne që kemi mbetur pas nuk kemi më fjalë, nuk kemi më lot. Do takohemi atje lart…”- shkruajti babai i Arisit ne Twitter.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *